Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përgatitet për nisjen e fluturimeve, 100 vende të lira pune

Aeroporti i tretë në vend, i vendosur vetëm 10 km në veri nga qyteti Vlorës, do t’u japë njerëzve akses në të gjithë bregdetin jugor dhe Rivierën Shqiptare.


Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po kryen përgatitet për nisjen e punës dhe është në kërkim të stafit që do të shërbejë në të.

Aktualisht, sipas kompanisë, janë 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.

Aeroporti i ri është në ndërtim e sipër. Punimet për ndërtimin e Aeroportit kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025.

Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.

Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve në zonën e manovrimit.

Aeroporti i tretë në vend, i vendosur vetëm 10 km në veri nga qyteti Vlorës, do t’u japë njerëzve akses në të gjithë bregdetin jugor dhe Rivierën Shqiptare. Ky aeroport do të jetë një mundësi më shumë për turistët e huaj, për të aksesuar bregdetin e mrekullueshëm të jugut, por edhe një urë lidhëse e re e Shqipërisë me vendet e tjera.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…