“Ndërtimet në oborret e shkollave”, Rama: Histori e tejkaluar, 45 shkolla të reja në Tiranë

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri iu përgjigj përmes një videomesazhi një komentuesi, i cili i kërkon të shikojë situatën e shkollave në Tiranë, pasi sipas tij “kanë mbetur pa oborre, sepse ua kanë vjedhur mafia e ndërtimit”.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se historia e grabitjes së oborreve të shkollave për ndërtime është e vjetër, që nga koha e rrumpallës së viteve ’90, ndërsa theksoi se në Tiranë janë ndërtuar 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera janë në proces.

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri iu përgjigj përmes një videomesazhi një komentuesi, i cili i kërkon të shikojë situatën e shkollave në Tiranë, pasi sipas tij “kanë mbetur pa oborre, sepse ua kanë vjedhur mafia e ndërtimit”.

Kryeministri solli në kujtesë rastin e shkollës “Kosova”, ndërsa u shpreh se kthimet e pronave në oborre shkollash janë histori e tejkaluar dhe të vjetra.

“Një nga ato kthime u bë tek shkolla ‘Kosova’. Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë ‘harrojeni se do të mund ndonjëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu’. Prenë edhe pishat, pastaj i vunë zjarrin edhe godinës, por pastaj në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si Feniksi, shkollën më të vjetër të Tiranës. Dhe meqë ke përmendur Noc Rrokun, Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe godinën e shkollës ‘Kosova’”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se njësoj do ta marrin edhe në 11 maj, ku shqiptarët brenda dhe jashtë do t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë teposhtë, por vetëm do të ngjitet lart drejt majës së 2030-ës në BE. “Erdhi maji, këtu do jemi”, tha Rama.

Kryeministri ftoi po ashtu komentuesin të vizitojë bashkë me të shkollat e Tiranës, ku aktualisht janë 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera në proces.

“Të ftoj të dalim bashkë xhiro në Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por do të marrim bukë me vete se janë shumë për t’i parë. Madje të marrim edhe tri ditë leje, se një ditë është shumë pak për t’i parë të gjitha. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, pa llogaritur 10 të tjera që janë në proces”, tha Rama.

“Duam t’i shohim gjatë javës edhe për një arsye tjetër. Të shikosh edhe nxënësit që pastaj t’i mbushësh mendjen disave këtu që komentojnë e pyesin ‘a ka më nxënës në shkollat e reja’”, vijoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.