65 nxënës pjesë e programit të Shkollës Zvicerane të Hotelerisë Luzanë, Rama: Gur kilometrik për përmirësimin e cilësisë

EHL është shkolla e parë hoteliere në botë, e themeluar në 1893 si Ecole hôtelière de Lausanne, duke u renditur në vitin 2024 për të gjashtin vit rradhazi si shkolla më e mirë e hotelerisë në botë.

65 nxënës të shkollës së Mesme Profesionale Hoteleri-Turizëm janë bërë pjesë e programit prestigjioz “VET by EHL” të Shkollës Zvicerane të Hotelerisë Luzanë (EHL).

EHL është shkolla e parë hoteliere në botë, e themeluar në 1893 si Ecole hôtelière de Lausanne, duke u renditur në vitin 2024 për të gjashtin vit rradhazi si shkolla më e mirë e hotelerisë në botë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë program i pajis këta nxënës me standardet më të larta në fushën e hoteleri-turizmit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ju prezantojmë me nxënësit e Shkollës së Hoteleri-Turizmit Tiranë, të cilët po ndjekin programin prestigjioz të Shkollës Zvicerane të Hotelerisë Luzanë (EHL) në 3 drejtime, kuzhinës, hotelerisë dhe shërbimit ushqimi dhe pije”, u shpreh Kryeministri.

Programi “VET by EHL’, theksoi Rama, është një gur kilometrik për përmirësimin e cilësisë dhe ekselencës në arsimin profesional, duke përgatitur brezin e ri për standardet më të larta ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia