Hoxha takim me krerë të policisë greke: Masa për lehtësimin e kalimit në kufi

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, foli sot nga pika kufitare e Kakavijës, ku ishte i pranishëm për të inspektuar hyrjet dhe daljet e qytetarëve për festat e fundvitit


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, foli sot nga pika kufitare e Kakavijës, ku ishte i pranishëm për të inspektuar hyrjet dhe daljet e qytetarëve për festat e fundvitit. Hoxha u takua me disa përfaqësues të palës greke, ku kërkoi më shumë mbështetje dhe angazhim.

“Sot bashkërisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e Policisë greke, me të cilët ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptarë në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi”, u shpreh ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm, theksoi se “bashkë me drejtuesin e Policisë greke vizituam edhe qendrën e koordinimit, e cila është ngritur në zbatim të marrëveshjeve ndërqeveritare, funksionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%”.

Ministri Hoxha u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e Policisë së Shtetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjellë dhe ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare”, theksoi ai.

Ministri i Brendshëm, u pyet edhe për shpërblimin e Policisë për festat e fundvitit, ndërsa theksoi se Këshilli i Ministrave do ta miratojë këtë projektvendim nesër.

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit për sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit. Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projektvendimin të cilin kemi propozuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…