Finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, fitues gjimnazi “Zhani Ciko”, Patos me projektin “Parku Inteligjent i Bletëve”

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama vizituan nga afër stendat e nxënësve ku u njohën me projektet dhe prototipet e krijzuara prej tyre.


U mbajt sot finalja e edicionit të parë të Festivalit Kombëtar të Shkencës me nxënësit e gjimnazeve të Shqipërisë.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama vizituan nga afër stendat e nxënësve ku u njohën me projektet dhe prototipet e krijzuara prej tyre.

Gjatë fjalës së saj, ministjra e Arsimit Mirela Kumbaro falenderoi nxënësit dhe mësuesit për angazhimin në këtë festival ku janë angazhuar mbi 300 gjimnaze.

Sipas saj, 6 mijë nxënës kanë marrë pjesë dhe kanë vrarë mendjen duke përktheyr dijet e tyre që kanë marrë në shkenca në projekte të bukura bashkë me mësuesit.

“Ajo që është e bukur është se ju sot keni shumë më tepër mundësi, keni shumë mjete në duar, keni shumë më tepër përgjigjë për shumë pyetje dhe më vjen mirë që do të keni mundësinë nesër dhe në vitet në vijim që do të keni projekte të zhvillimit të ekonomisë, shkencës por sidomos të mendimit kritik dhe ta gjeni vet rrugën që do të ndiqni në jetën tuaj”, u shpreh Kumbaro.

“Inteligjenca artificiale është ajo që është sot e pranishme dhe do të jetë bashkëudhëtarja jonë e pashmangshme. E gjitha kjo bashkë me Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që e përmbyllëm javën e kaluar, bashkë me programin Art -Zeje, bashkë me ekipet sportive dhe paketën e re ligjore që ne kemi bërë për të nxitur jo vetëm mësuesit por edhe të tjerë ekspertë të fushës të na bashkangjiten të gjitha këto janë pjesë e programit që ne e kemi quajtur edhe me ndryshimet ligjore ‘Pas Shkolle’”, tha ministrja Kumbaro.

3 çmimet e para të edicionit të parë të këtij festivali u fituan nga gjimnazet “Asim Zeneli” Gjirokastër (vendi i tretë), “28 Nëntori” Shkodër (vendi i dyë) dhe “Zhani Ciko” Patos (vendi i parë).

Projekti fitues i këtij edicioni të parë “Parku Inteligjent i Bletëve”, ishte një përpjekje ekosistem funksional ku ndërthuren të dhënat biologjike dhe digjitale për monitorim mjedisor, edukim STEM dhe zhvillim ekonomik lokal nga grupi i nxnëësve të shkollës “Zhani Ciko” në Patos.

Ministrja Kumbaro falenderoi edhe partnerët e këtij festivali si Unicef, Save the Children, British Council edhe shumë partnerë të tjerë sidomos universitetet, Universitetit Politeknik, Universitetit të Tiranës, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit që kanë mbështetur dhe mentoruar nxënësit në projektet e tyre.

Marrë nga ATSH

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…