Begaj dënon incidentin me armë në Uashington: Sulme të tilla minojnë demokracinë


Presidenti Bajram Begaj dënoi sot me forcë sulmin e armatosur ndaj presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në në hotelin “Washington Hilton”.

Begaj në një reagim në rrjetin social “X” shkroi se në demokraci, ndasitë zgjidhen përmes ideve dhe dialogut dhe jo forcës.

“Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat themelore të saj janë të papranueshme. Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj Presidentit dhe Zonjës së Parë dhe të gjithë të pranishme të kenë shëndet dhe siguri”, u shpreh Begaj.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk pësoi lëndime, ndërsa drejtues të tjerë të lartë amerikanë u evakuuan nga darka vjetore e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në mbrëmjen e së shtunës, pas një kërcënimi të paqartë që rezultoi me të shtëna arme, sipas AP.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi jashtë sallës së banketit në hotelin “Washington Hilton”, ku presidenti dhe të ftuarit po prisnin të fillonin aktivitetin.

Burimi ATSH

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…