Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo

Në Kukës u prezantua drejtori i ri vendor i Policisë, Gentian Berberi. Në Dibër u prezantua Artion Duka.


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kërkoi më shumë angazhim nga Policia e Shtetit dhe ushtrim të përgjegjësive për të krijuar mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo.

Në Kukës u prezantua drejtori i ri vendor i Policisë, Gentian Berberi, që pason Artan Bajraktarin.

“Qarku i Kukësit është shndërruar në një shembull pozitiv të kontrollit të territorit. Por përballë sfidave të kohës, detyra nuk përfundon këtu. Përgjegjësia jonë është të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo”, deklaroi gjatë takimit ministri Hoxha, ku ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda dhe autoritete vendore.

Në përmbyllje, në Dibër u prezantua drejtori i ri të Policisë, Artion Duka.

“Ky qark kufitar zotëron një potencial të madh në aspektin njerëzor dhe mundësi konkrete për zhvillim ekonomik. Rruga e re e Arbrit, si një investim strategjik jo vetëm që ndikon në zhvillimin ekonomik e turistik, por rrit gjithashtu përgjegjësitë”, tha Hoxha, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve.

“Një rajon si Dibra, me peizazhe mahnitëse dhe tradita të pasura, mund të bëhet një destinacion i padiskutueshëm për turistët vendas dhe të huaj, nëse bashkojmë forcat për të ruajtur qetësinë dhe për të promovuar mundësitë që ky rajon ofron”, theksoi ministri Hoxha.

Burimi: ATSH

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar…