Erdogan: Solidariteti mes Shqipërisë dhe Turqisë, shembull për komunitetin ndërkombëtar

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, theksoi se thellimi i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë është prioritet i dy qeverive.


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, theksoi se thellimi i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë është prioritet i dy qeverive.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan përgëzoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për këtë vepër shumë madhështore, që tashmë do të mahnisë të gjithë ata që do ta shikojnë, sidomos me qetësinë shpirtërore dhe integritetin e brendshëm të zemrës që i ofron njeriut kjo vepër e paprecedent.

“Dua të theksoj një fakt këtu, se prioriteti ynë është të thellojmë akoma më tutje marrëdhëniet tona, raportet tona vëllazërore, miqësore, kulturore me Shqipërinë për të cilën e kemi si detyrim që buron nga raportet e mira të vëllazërisë mbi themelet e sinqeritetit. Shqipëria dhe Turqia janë dy kombe, janë dy popuj që vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo rast, në çdo fatkeqësi dhe i kanë qëndruar njëri-tjetrit pranë me të gjitha mundësitë”, tha Erdogan.

Në këtë aspekt, presidenti i Turqisë kujtoi ndërtimin e spitalit në Fier apo banesave për banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

“Solidariteti i treguar nga populli turk dhe ai shqiptar gjatë fatkeqësive të tërmetit të ndodhura në vendet tona, kanë dhënë shembull konkret për mbarë komunitetin ndërkombëtar. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë vëllazëror mes dy vendeve tona ka qenë spitali i miqësisë i ndërtuar në qytetin e Fierit, si dhe rezidencat, apo shtëpitë pas tërmetit të vitit 2019 të ndërtuara në Laç. Dëshiroj të theksoj se për sa kohë do të vazhdojmë kështu me këtë raport miqësor e vëllazëror, do t’u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë”, u shpreh Erdogan.

Lexo më shumë nga

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…