Hasani: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24),


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24), organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri Hasani theksoi në fjalën hapëse se në rajon, mes fqinjëve, objektivat e përbashkëta gjeopolitike, ekonomike dhe sociale duhet të jenë prioritet dhe se mekanizmat e Procesit të Berlinit duhet të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian.

“Lufta në Ukrainë nënvizoi fuqimisht rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, së bashku me përputhjen e rajonit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Monitorimi i zbatimit sistematik të angazhimeve të Procesit të Berlinit, për të krijuar më shumë angazhim dhe qëndrueshmëri të rezultateve do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për një integrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-së dhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhe punët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmë zgjerimin e prekshëm,” theksoi ministri Hasani.

Duke qëndruar tek bashkëpunimi rajonal, ministri Hasani theksoi se konvergjenca me BE, është instrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane.

Ai shtoi se, diskutimi aktual mbi Politikën e Kohezionit të BE-së dhe mbi kornizën e re financiare shumëvjeçare të BE-së pas vitit 2027, mund të jenë mjetet, përmes të cilave këto propozime do të luajnë rolin e tyre, në afrimin hap pas hapi të Ballkanit Perëndimor drejt dhe në Bashkimin Evropian.

TCF24 përkon me 10-vjetorin e Procesit te Berlinit dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.