Ekonomia kineze në 6 muajt e pare të vitit, sfidat dhe pritshmëritë

Ekonomia kineze ndodhet në fazën e ndryshimit të modelit të zhvillimit dhe po zbatohet thellësisht strategjia me zhvillim të nxitur nga inovacioni.

Analisti Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

Në 6 muajt e pare të vitit ekonomia kineze ka vazhduar prirjen e mirë të mëkëmbjes. “Motorët e rinj ekonomikë”, si ekonomia digjitale, prodhimi modern dhe zhvillimi i gjelbër, po bëhen gjithnjë e më shumë fuqi kryesore në kornizën ekonomike. Import-eksporti me tregjet tradicionale dhe tregjet e reja ka shënuar rritje, ndërsa niveli i konsumit ka vazhduar prirjen e mëkëmbjes.

Ekonomia kineze ndodhet në fazën e ndryshimit të modelit të zhvillimit dhe po zbatohet thellësisht strategjia me zhvillim të nxitur nga inovacioni. Me formimin e shpejtë të sistemit modern industrial, ekonomia digjitale dhe zhvillimi me karbon të ulët po krijojnë më shumë pika të reja rritjeje dhe “motorët e rinj ekonomikë” po zmadhohen dita-ditës, çka ka ngritur fort fuqinë e vazhdueshme dhe elasticitetin e zhvillimit ekonomik të Kinës. Analisti Bardhi Sejdarasi në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) komenton zhvillimet ekonomike në 6 muajt e pare të vitit dhe pritshmëritë për gjysmën e dytë të tij.


FMN për ekonominë kineze në 2024 (Foto Xinhua)

CMG: Në 6 muajt e pare të vitit ekonomia kineze ka vazhduar prirjen e mirë të mëkëmbjes. “Motorët e rinj ekonomikë”, si ekonomia digjitale, prodhimi modern dhe zhvillimi i gjelbër, po bëhen gjithnjë e më shumë fuqi kryesore në kornizën ekonomike. FMN parashikon rritje prej 5% për ekonominë kineze në 2024 dhe 4.5% në 2025, rritje në të dyja rastet me 0.4% krahasuar me parashikimet e Perspektivës Ekonomike Botërore. Sipas jush këto parashikime do të arrihen ?

Bardhi Sejdarasi: I referohem gjithmonë institucioneve ndërkombëtare sepse analiza në këto institucione është shteruese. FMN dhe Banka Botërore cilësohen si “xhandarë” të financave ndërkombëtare sepse një pjesë e mirë e trendeve veçanërisht që lidhen me kreditimin e shteteve të ndryshme të botës i referohen raporteve të FMN-së. FMN është shumë strikte dhe konservatore sa i përket treguesve të rritjes ekonomike dhe kur ky institucion thotë se nga një trend që ka qenë poshtë 3% , tendenca e rritjes shkon në 5%, madje e parashikon rritjen dhe një vit më pas dhe merr parasysh ato që i nënvizon në raport, të dhëna mbi PBB-në e muajve që kanë kaluar deri tani. Analiza këtu është e plotë dhe merr çdo element dhe faktor që lidhet me ekonominë e një vendi, por veçanërisht i mëshon politikave që ka ndërmarrë qeveria kineze sa i përket disa treguesve.

Lidhur me inflacionin bazë FMN ka thënë se do të mbetet i ulët, por prodhimi vendës në Kinë do të mbetet nën potencial edhe pse rritja e treguesve ekonomikë shkon në 5%. Ka shumë pak shtete në botë që kanë një trend të tillë rritjeje të PBB-së ku përfshihet cilësia e produkteve dhe e shërbimeve.Është një paketë gjithëpërfshirëse që zgjidh disa probleme siç janë pasuritë e paluajtëshme, një çeshtje e rëndësishme kjo, por ajo që është më e rëndësishme dhe që ka efekt ka të bëjë me kërkesën e brendëshme. Qeveria kineze e stimulon shumë kërkesën e brendëshme, e cila ka të bëjë me konsumin dhe është motori i zhvillimit dhe kompanitë që punojnë në Kinë apo jashtë saj të kenë mundësinë të sjellin këtë rritje.

CMG: Ekonomia kineze është ambicioze sa i përket modelit të saj, të nxitur nga inovacioni, që është bërë një prioritet për të gjitha ekonomitë e botës. Po kështu prioritete janë ekonomia e gjelbër dhe digjitale dhe në këtë situatë politikat duhet të përshtaten. A është ky një motivim plus, përveç shifrave dhe parashikimeve të dy institucioneve ndërkombëtare FMN dhe Banka Botërore?

Bardhi Sejdarasi: Qeveria kineze ka vendosur piketat që gjatë “ Dy Sesioneve”, ku është përcaktuar në mënyrë zyrtare se cilat janë shifrat në të cilat duhet të ecë ekonomia. Ky element që vjen nga politikat e brendëshme e ka bërë Kinën të jetë në përparësi krahasuar me të gjitha shtetet e botës dhe këtu bëhet fjalë për politikat që sanksionohen në dokumentet themeltare të shtetit, siç është dhe programi ekonomik i qeverisë. Këto lidhen me investimet.


Shifrat e OECD për ekonominë kineze (Foto nga CGTN)

CMG: Vitet e fundit, Kina ka rritur ndjeshëm praninë e saj ekonomike dhe investimet në disa rajone të botës, duke përfshirë Evropën Lindore, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore. Në kënvështrimin tuaj, çfarë do të thotë kjo prani?

Bardhi Sejdarasi: Ka një lajm të fundit rreth pozicionit të Kinës në Lindjen e Mesme, që nuk e ka patur më përpara dhe gjatë forumit presidenti kinez theksoi nevojën për të forcuar këto lidhje. Në 20 vitet e fundit varësia e naftës kudo në botë është rritur. Nëse i referohemi shifrave të eksporteve krahasuar me vendet e BE-së del se Kina ka patur më pak se 2 milion fuçi nafte në ditë, por ka 10 sot, ndërsa krahasuar me SHBA-në ka patur 12 milion fuçi nafte në ditë dhe sot ka 1.4. Kjo tregon se ka një interes të jashtëzakonshëm për të investuar dhe për të krijuar mundësitë për të ndikuar në ekonomi. Ndonëse Kina shkon drejt mjeteve motorike elektrike, nuk harron që pjesa që lidhet me investimet në sektorin e hidrokarbureve, pra të naftës është mjaft e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Janë disa shifra interesante lidhur me investimet në Europë, në Afrikën e Jugut dhe në Azinë Qendrore. Në një analizë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH thuhet që ndikimi i Kinës në këto zona është i jashtëzakonshëm. Këtu i referohemi dhe vizitës së fundit të presidentit kinez në Europë, përkatësisht në Francë, Hungari dhe Serbi, si dhe vizitat e homologëve të tij në Kinë që nga fillimi i këtij viti. Këto kanë bërë të ketë një trend në rritje sidomos të tendencës që kanë ekonomitë e Europës për të investuar në Kinë.

Vitin e kaluar ka patur një tërheqje të investimeve dhe tani kemi një rishikim të politikave të shteteve të Europës, por dhe të vendeve në Azi dhe Afrikë të cilat janë të interesuara për investimet kineze për shumë faktorë dhe përfitime që kanë.Zgjerimi ekonomik i Kinës drejt këtyre kontinenteve është një mundësi e mirë, që jo vetëm nxit rritjen e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike

CMG: Trenat Kinë-Europë kanë krijuar me sukses lidhje mes 223 qyteteve europiane dhe 100 qyteteve aziatike. Së fundi u shënua udhëtimi i 90 mijtë nga trenat Kinë-Europë. Ndërkohë tregu gjerman ka mirëpritur makinat elektrike kineze. Përveç dallimeve Kinë-Europë në këtë drejtim, si e shihni bashkëpunimin e afërt mes tyre?

Bardhi Sejdarasi: Është një strategji që promovohet prej disa vitesh si strategjia e rritjes së eksporteve si pjesë e nismës “Një brez, një rrugë” që fokusohen te ky zhvillim. Nëse përmendim magjistralet kryesore që lidhem me transportin, dihet që transporti më i lire është ai hekurudhor dhe është në komunitetin e kompanive shtetërore kineze apo të shteteve që presin eksporte nga Kina që të kenë mundësi të aksesojnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga tregu kinez. Kur themi udhëtimi i 90 mijtë i trenave të mallrave duhet të kemi parasysh investimet që janë bërë për të arritur në këtë nivel. Paralel me transportin hekurudhor është dhe ai detar i përbërë nga disa nyje të rëndësishme të import-eksporteve kineze, që stimulojnë këtë nivel të lartë që ka ekonomia kineze me produktet dhe shërbimet që ofron për të gjitha vendet. Ne kemi mundësi për ta aksesuar këtë rrjet sepse kemi afër Greqinë, por ka dhe shumë investime të tjera në Hungari dhe Serbi ku investimet janë 6 miliardë dollarë. Të gjitha këto çojnë në politikën e qeverisë kineze që promovon rritjen e eksporteve.


Rritja e ekonomisë kineze në 2024 (Foto nga Global Times)

CMG: Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, CEO i Grupit Euroasia Ilirjan Koxhioni ka folur për synimin për sjelljen në Shqipëri të makinave elektrike nga Kina. Me sa duket dhe Shqipëria po ndjek këtë trend për përdorimin e makinave elektrike. Ju si e shikoni këtë bashkëpunim?

Bardhi Sejdarasi: Euroasia Group ka 5 kompani dhe operon jo vetëm në fushën e mjeteve motorike, por dhe në një sektor të rëndësishëm siç është industria fotovoltaike. Kam bërë një reportazh të plotë për këtë kompani, e cila po bën hapa të rëndësishëm edhe për të sjellë në Zona të Lira Ekonomike në Shqipëri kompani kineze që ta mbyllin ciklin brenda vendit. Bëhet fjalë për pjesën që lidhet me karikimin e makinave elektrike dhe kjo kompani po përpiqet që në një zotë të tillë të lire ekonomike ku ka lehtësi të prodhojë brenda vendit një pjesë të këtyre produkteve. Është në investimet e saj të para, por është ambicioze dhe përveç saj ka dhe kompani të tjera.

E veçanta e kompanisë Euroasia Group është se ka një kosto reale dhe jo kaskadë sepse është e lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë prodhuese në Kinë, duke patur marrëdhënieve direkte me to. Kjo bën që produktet dhe shërbimet që ofron kompania në Shqipëri të kenë kosto të favorshme për ne. Para disa ditësh pashë që në Doganën e Tiranës kishte ardhur një trajler i plotë me makina elektrike kineze, që ishin makina furgon dhe frigoriferike.

CMG: Po shtohen dita-ditës në Tiranë taksitë elektrike, përmes përdorimit të së cilave ndikohet në mbrojtjen e mjedisit.

Bardhi Sejdarasi: Ky është një trend botëror i politikave të gjelbra dhe po shkohet drejt kësaj. Edhe investitorët europianë, si përshembull ata gjermanë që prodhojnë me qindra milion makina elektrike në Kinë, tani po tentojnë të afrojnë afatin që ka BE për të patur vetëm makina elektrike dhe të mos prodhohen më makina diesel. Viti 2030-2035 heq përfundimisht elementin e fosileve, të dieselit. Kina ze vendin e pare në botë të prodhimit të makinave elektrike. Pritet që në Hungari të stacionohet një kompani e madhe e prodhimit të makinave elektrike me qëllim që shpërndarja e këtyre produkteve të mjeteve motorike të ketë kosto të lire. Nuk është fjala vetëm për autovetura apo taksi, por janë dhe makina të transportit ndërkombëtar që janë elektrike dhe vlera e tyre e madhe është kostoja shumë e ulët, sepse nuk do të jetë shpenzimi për naftë. Kina si një “shtet elektro” po e ofron këtë mundësi.

Intervistoi Eda Merepeza

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA