Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit në Tiranë, Dervishi: Nxisim transparencën e autoriteteve publike

Në Tiranë, u mbajt për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.


Në Tiranë, u mbajt për herë të parë konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën. Takimi u zhvillua me organizimin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale dhe në të ishte i pranishëm Kryeministri Rama.

Në fjalën e mbajtur, Komisioneri Besnik Dervishi u ndal te rëndësia që ka e drejta e informimit dhe garantimi i transparencës. “Më duhet të theksoj se shoqëria civile, media, bota akademike apo të gjithë aktorët që operojnë në këtë fushë, luajnë një rol thelbësor në promovimin e transparencës me kontributin e vazhdueshëm të tyre,” theksoi Dervishi.

“Në ndonjë rast çështje apo kërkesa të ndryshme ngjallin edhe debate të ndezura mes nesh, por ne Komisionerët shpesh përpiqemi të vendosim ekuilibrat e duhur në respekt të të drejtave të njeriut. Në Shqipëri, si në shumë pjesë të botës, ne e dimë zhgënjimin e qytetarëve kur ata hasin burokraci, kur informacioni i kërkuar nuk jepet në kohë, apo kur gazetarët e duan atë në çast për të bërë lajmin e tyre”, shtoi Dervishi.

“Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, ne duhet të mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të nxitur transparencën e autoriteteve publike duke respektuar ndërkohë kuadrin ligjor dhe parimet etike”, – veçoi më tej Komisioneri Besnik Dervishi në fjalën e tij.

“Në kohët që jetojmë, me transformimin e shoqërisë dhe me teknologjinë moderne e inteligjencën artificiale, ne kemi mundësinë të kemi akses të menjëhershëm në informacion dhe të dhënat publike, edhe pse kjo e fundit na paraqet sfida të tjera si në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Sot, mbi 120 vende në botë kanë një kuadër ligjor që garanton aksesin në informacion, fakt i cili tregon se si komuniteti ynë është rritur përgjatë këtyre viteve”, u shpreh Dervishi.

“Në Shqipëri, si në shumë pjesë të botës, ne e dimë zhgënjimin e qytetarëve kur ata hasin burokraci, kur informacioni i kërkuar nuk jepet në kohë, apo kur gazetarët e duan atë në çast për të bërë lajmin e tyre. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, ne duhet të mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të nxitur transparencën e autoriteteve publike duke respektuar ndërkohë kuadrin ligjor dhe parimet etike”, tha Dervishi.

“E drejta për t’u informuar është gur themeli i demokracisë, transparenca, llogaridhënia, pjesëmarrja në vendimmarrje, lufta kundër korrupsionit, janë parime të cilat nuk mund të realizohen pa akses në informacion. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, aksesi në informacion luan një rol kyç në adresimin e sfidave mbi çështjet e mjedisit apo ngrohjen globale, pasi bërja publike e informacionit u jep mundësinë aktorëve të cilët janë në frontin e parë të përpjekjeve, për zhvillimin e politikave të duhura për një të ardhme të qëndrueshme”, u shpreh Dervishi.

“Për këto arsye, institucionet publike dhe zyrtarët e shteteve duhet të jenë të përgjegjshëm, duke siguruar që transparenca të mos jetë thjesht një ideal, por një praktikë dhe kulturë pune. Rruga përpara është sfiduese, por gjithashtu plot me potencial të jashtëzakonshëm.Së bashku, mund të krijojmë një të ardhme ku informacioni buron lirshëm, rrjedh në shtratin e tij ligjor dhe derdhet ne detin e madh të dijes, në shërbim dhe garanci për fuqizimin e çdo individi. Ashtu si edhe simbolika e kësaj Konference Lumi Vjosa, lumi i fundit i egër ne Evropë. Le t’i përkushtohemi kësaj kauze fisnike dhe të sigurojmë që aksesi në informacion të bëhet një realitet i prekshëm për të gjithë”, përfundoi fjalën e tij Dervishi.

(ATSH)

UBT programe akademike sipas modelit BOKU të Vjenës, Denaj: Përgatitje për sfidat e Shqipërisë në BE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se nga shtatori i këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

UBT programe akademike sipas modelit BOKU të Vjenës, Denaj: Përgatitje për sfidat e Shqipërisë në BE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se nga shtatori i këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës…