Siguria e digave, Balluku: Ekspertët tanë nuk po prodhojnë breza të rinj

Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për identifikimin e problematikave apo edhe për rehabilitimin e digave.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për identifikimin e problematikave apo edhe për rehabilitimin e digave.

Në simpoziumin ndërkombëtar “Sfida dhe inovacione për diga të sigurta”, Balluku vuri theksin në faktin se bota është duke u përballur me fenomene të tjera natyrorë, të cilat e bëjnë akoma më sfiduese mbrojtjen, rehabilitimin dhe përdorimin e digave.

“Qeveria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Fillimisht me identifikimin e të gjithë digave në territorin tonë, të ndara këto sipas madhësisë, në diga të mëdha, në diga të mesme apo diga të vogla. Diga të cilat prodhojnë energji dhe janë një “case study” për sa i përket hidroenergjetikës apo diga të cilat janë të vendosura në rezervuarët tonë që kanë padyshim edhe ato nevojë për t’u mirëmbajtur, për t’u rikonstruktuar, por që nga ana tjetër janë një vepër arti për mënyrën sesi e gjithë Republika e Shqipërisë ka arritur që në fillim të viteve ’70 të vaditet përmes rezervuarve”, tha ministrja.

Sipas saj, nëse ka diçka që sot duhet të ndërhyhet duke iu referuar sektorit të digave të cilat përdoren nga bujqësia, janë kanalizimet.

“Duhet ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve të lidhur me rezervuarët, i cili padyshim për shkak edhe të ndërtimeve informale, për shkak të një tranzicioni 30-vjeçar ka pësuar dëme të konsiderueshme që do të ishte e udhës dhe është në planet e qeverisë të rehabilitojmë këtë rrjet, duke qenë se bujqësia vazhdon të jetë një nga sektorët më fitimprurës në ekonominë e vendit, me ndikim të jashtëzakonshëm në shifrat e eksporteve shqiptare”, informoi Balluku.

Objektivi i qeverisë për 1 miliard euro eksporte në 2030-ën, tha Balluku, e bën të rëndësishëm investimin në infrastrukturën mbështetëse bujqësore.

“E kemi mbyllur vitin e kaluar me 500 milionë euro eksporte dhe kërkojmë që deri në 2030 vetëm eksportet e prodhimeve bujqësore të arrijnë në 1 miliard euro, duke bërë shumë të rëndësishme dhe infrastrukturën mbështetëse bujqësore”, deklaroi ajo.

Balluku kërkoi nga KKDM-ja që përveç pjesëmarrjes në konferenca të ketë një rol më aktiv për sa i përket pikërisht digave në Republikën e Shqipërisë. Ajo ngriti dhe shqetësimin që ka të bëjë me përgatitjen e ekspertëve të rinj

“Ekspertët tanë nuk po prodhojnë breza të rinj. Stafeta është për mua si profesioniste dhe besoj se për secilin nga ju këtu, është një detyrë shumë e rëndësishme. Lënia e stafetës tek ekspertët e rinj. Në rast se vazhdojmë dhe e mbajmë dijen brenda të njëjtit grupim. Në rast se vazhdojmë dhe nuk i hapim dyert për të rinjtë dhe të rejat me idenë që ata nuk dinë sa ne, do të ishte gabimi më i madh që do të ndodhte në çdo sektor, por sidomos në sektorin e digave ku identifikoj me shumë shqetësim që nuk kemi prurje të reja”, deklaroi Balluku.

(Marrë nga ATSH)

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…