Kina dhe Shqipëria kanë miqësi të thellë tradicionale!

Fjala në promovimin e librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” të Presidentit Kinez Xi Jinping.


Nga PANG Chunxue
Ambasadore e Kinës në Shqipëri

Te nderuar Zv. Drejtor i Përgjithshëm Lu Cairong, President Hida, Znj. Culi, Ambasador Topollaj, Zonja dhe zotërinj, miq,

Mirëdita! Kënaqësi të marr pjesë në takimin e sotëm për ndarjen dhe shkëmbimin e mendimeve të versionit shqip të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”. Në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dëshiroj t’u uroj një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë të ftuarve dhe respekt të lartë për institucionet dhe ekspertët kinezë dhe shqiptarë që kanë punuar shumë për përkthimin dhe botimin e këtij libri.

“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” është një vepër e rëndësishme e Presidentit Kinez Xi Jinping. Seria e librave përmban diskutimet e rëndësishme të Presidentit Xi Jinping mbi filozofinë e qeverisjes dhe strategjitë qeverisëse, duke iu përgjigjur thellësisht pyetjeve se nga ka ardhur Kina, ku po shkon dhe çfarë lloj rruge zhvillimi do të marrë, dhe duke mishëruar mendimet e thella të lidershipit kinez me Xi Jinping në thelb mbi prirjen e përgjithshme të zhvillimit të Kinës dhe botës dhe fatin e ardhshëm të njerëzimit, dhe janë lexime autoritative mbi pikëpamjen bashkëkohore të Kinës për zhvillimin dhe botëkuptimin. Që nga botimi i vëllimit të parë në 2014, ai është përkthyer në 41 gjuhë dhe ka mbuluar më shumë se 180 vende dhe rajone anembanë botës, duke e bërë atë një nga librat më me ndikim të liderëve të sotëm.

Zonja dhe zotërinj, miq, Kina dhe Shqipëria kanë miqësi të thellë tradicionale. Në vitet 1960 dhe 1970, njerëzit e të dy vendeve shkruajtën një histori të bukur miqësie që kapërceu malet dhe oqeanet. Pavarësisht se situata ndërkombëtare ka pasur ndryshime, ndjenjat miqësore mes dy popujve kanë qenë gjithmonë në zemrat e tyre. Duke hyrë në shekullin e ri, marrëdhëniet kino-shqiptare ruajnë një prirje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, liderët e të dy vendeve mbajnë komunikime te mira, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar vazhdon të thellohet dhe shkëmbimet njerezore po bëhen gjithnjë e më të afërta. Në vitin 2023, vëllimi tregtar Kinë-Shqipëri kaloi 1 miliard dollarë amerikanë, Kina është bërë partneri i dytë tregtar i Shqipërisë dhe të dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në turizëm dhe marrëveshjen për heqjen e vizave, duke lehtësuar shkëmbimin e njerëzve midis dy vendeve, gjëra që na bëjnë me më shumë besim për të ardhmen e marrëdhënieve kino-shqiptare. Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me miqtë tanë shqiptarë për të organizuar një sërë aktivitetesh për të ngushtuar distancën mes zemrave të dy popujve tanë.

Aktualisht, Kina po përparon në mënyrë gjithëpërfshirëse në ndërtimin e një kombi të fortë dhe përtëritjen kombëtare me anë të modernizimit të stilit kinez, në promovimin e progresit gjithëpërfshirës shoqëror dhe përmirësimin e mirëqenies së jetesës së njerëzve në kontekstin e zhvillimit me cilësi të lartë. Kina do të mbajë gjithmonë lart flamurin e zhvillimit paqësor dhe bashkëpunimit me përfitim të përbashkët, do të promovojë një botë shumëpolare me barazi e rend dhe globalizimin ekonomik me leverdi të ndërsjelltë, përfitime të përbashkëta dhe gjithëpërfshirje. Kemi një shprehje kineze që thotë “Të forcojmë veten për të ndihmuar njerëzit e tjerë dhe botën”, pra do të ndajmë mundësitë e zhvillimit që sjell modernizimi i stilit kinez me të gjitha vendet e botës, duke përfshirë Shqipërinë, për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me fat të përbashkët për njerëzimin.

Zonja dhe zotërinj, miq. Që nga publikimi i tij në 2017, versioni shqip i librit ka marrë vëmendje dhe mirëpritje të gjerë nga të gjitha qarqet në Shqipëri, duke ofruar një “dritare mendimi” për miqtë shqiptarë që mendojnë dhe eksplorojnë përvojën e suksesshme të zhvillimit të Kinës për të lexuar dhe kuptuar Kinën dhe Partinë Komuniste të Kinës, dhe është bërë një dëshmi e gjallë e shkëmbimeve kulturore Kinë-Shqipëri dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë të qytetërimeve. Besohet se kjo ngjarje do të nxisë më tej shkëmbimin Kinë-Shqipëri në përvoja të qeverisjes, do të thellojë mirëkuptimin dhe njohuritë reciproke midis dy popujve dhe do të injektojë një vrull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve tradicionale miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë në epokën e re.

Faleminderit!

(Fjala në promovimin e librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” të Presidentit Kinez Xi Jinping, 1 mars 2024)

Lexo më shumë nga

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

Gjashtë destinacionet më të lira në Evropë për pushime në 2024 ku mund të pushoni si ‘Mbret’.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

Gjashtë destinacionet më të lira në Evropë për pushime në 2024 ku mund të pushoni si ‘Mbret’.