Erdoğan: Konfirmuam vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet me Shqipërinë

Erdogan: Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard usd, objektivi ynë i ri është që ta çojmë në 2 miliard usd

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u shpreh i shumë i kënaqur të mirëpriste kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe delegacionin e tij, në Ankara me rastin e mbledhjes së parë të bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, teksa theksoi se “sot ne konfirmuam edhe një herë për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Erdoğan theksoi se, “vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Bashkëpunimi ynë shumëdimensional vijon të zhvillohet në kuadër të partneritetit strategjik që ne kemi shpallur bashkë me kryeministrin Rama në 2021”.

Theksova edhe një herë, vijoi ai, rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë dhe mbështetjen për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar. “Me marrëveshjet që nënshkruan forcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë”, tha Erdogan.

Presidenti turk u ndal edhe tek synimet e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard usd, objektivi ynë i ri është që ta çojmë në 2 miliard usd”, tha Erdoğan.

Lexo më shumë nga

Rama për “Dezeen”: Duam një histori dashurie mes arkitektëve dhe Shqipërisë

Në një intervistë ekskluzive për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegon…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “Dezeen”: Duam një histori dashurie mes arkitektëve dhe Shqipërisë

Në një intervistë ekskluzive për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegon…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia