Sa vlejnë “ekspertët” e Ekonomisë!

Ekonomistët – thonë britanikët- janë një ndër profesionet më të debatueshme.

Nga Aranit Muraçi

Ekonomistët – thonë britanikët- janë një ndër profesionet më të debatueshme, ndeshen masivisht në çdo shoqëri në krahasim me profesionet e tjera, por mbeten edhe më pak të besueshëm për publikun, sepse janë gjithnjë të paparashikueshëm. Në ideologji dhe bindje, ata të cilët vërtet janë ekonomistë ndahen në të majtë dhe të djathtë dhe madje hartojnë politikat qeverisëse në mbarë botën. Si të tillë nuk bien kurrë në një mëndje!

Ekonomistët sado të aftë qofshin nuk e parashikojnë dot të ardhmen tonë, thonë “armiqtë” e tyre, sepse, ndoshta i sulmojnë nga xhelozia që profesioni i ekonomistit mbetet gjithnjë një profesion elitar në botë apo ngaqë mund të kenë një farë të drejte kur argumentojnë se; nëse do të bënin parashikime me saktësi, vendet e zhvilluara nuk do të zhyteshin thuajse një herë në çdo dekadë në krizë të thellë ekonomike.

Dëgjohen ekonomistë të promovuar si “ekspertë” për publikun tonë, të përsërisin në disa studio televizive të Tiranës se është gjë shumë e mirë thotë njëri, aq sa edhe aspak e mirë për një tjetër, që është ndarë më në fund Financa nga Ekonomia. Këto konstatime brilante, këto gjetje apo parashikime, “ekspertët” tanë i bëjnë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të ndarë Financën nga Ekonomia. Të njëjtët “ekspertë” me siguri ribashkimin do ta interpretojë njësoj, nëse Rama ndryshon mendim në të ardhmen.

“Ekspertët” parashikojnë prej kohësh me saktësi çdo gjë që ka ndodhur dhe është parë e përjetuar prej mbarë publikut shqiptar. Ata parashikojnë me saktësi prej muajit gusht zhvlerësimin e Euros, madje më “eksperti” mes tyre sheh anët më pozitive në rënien e monedhës Europiane, sikurse e shihte dikur me po aq pozitivitet zhvlerësimin e Lekut kur binte monedha vendase në tregun valutor.

“Eksperti” më i mirë e shikon me pozivitet tkurrjen e popullsisë, sepse sipas tij, “masiviteti dhe cilësia kanë lidhje inverse mes tyre”. Një tjetër sheh me pozivitet rritjen e pagave për disa sektorë apo kategori, pavarësisht produktivitetit.

Veçse shumë nga “ekspertë” tanë të Ekonomisë, si më të paparashikueshmit në lëmshin e këtij profesioni, nuk arrijnë dot të “parashikojnë” nëse politikat e ndjekura nga qeveritë e tranzicionit kanë qenë të majta apo të djathta. Për arsyen e thjeshtë sepse “ekonomistët” të cilët mbrojnë pikëpamjet e majta besojnë te filozofia e Adam Smith mbi tregun dhe në një rol sa më të dobët të shtetit mbi individin, ndërsa ata të cilët e quajnë veten të djathtë sipas ambjentit ku debatojnë pajtohen plotësisht me idetë dhe filozofinë e John Keynes.

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…