Margariti: Po punohet për plotësimin e Regjistrit të Pasurive Kulturore

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se po punohet për plotësimin e Regjistrit të Pasurive Kulturore.


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se po punohet për plotësimin e Regjistrit të Pasurive Kulturore.

“Krijimi i një regjistri të plotë të pasurive kulturore që ne kemi është prioritet për Ministrinë e Kulturës. Gjatë vitit 2023 Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore ka regjistruar 15,166 objekte, ndërsa në vitin 2022 ky numër ishte 6,220”, u shpreh Margariti në rrjetet sociale, ndërsa shtoi se, ky proces do të vijojë edhe përgjatë këtij viti me ritme edhe më të shpejta.

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) është ai që ka për detyrë krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në formë elektronike dhe të shkruar. IKRTK-ja, në funksion të përmbushjes së misionit të vet, bashkëpunon me institucionet e shtetit shqiptar, organet e policisë, institucionet doganore si dhe institucionet ndërkombëtare në luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore.

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.