Negociatat, Rama: Çështja “Beleri”, asnjë kompromis me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ku u shpreh ndër të tjera se për asnjë çështje të drejtësisë nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me askënd”.

Ndërsa falënderoi skuadrën kombëtare të negociatave për angazhimin, Kryeministri u ndal edhe te qëndrimi i Greqisë në këtë proces, i kushtëzuar nga çështja “Beleri”.

“Ju e dini që kemi një problem që nuk lidhet fare me punën tuaj e procesin e negociatave por që lidhet me politikën dhe marrëdhëniet politike. Besoj se nuk duhet të keni asnjë shqetësim dhe besoj shumë se nuk do të kemi asnjë humbje kohe sepse do të gjejmë gjuhën edhe për këtë, gjithmonë me mirëkuptimin që në asnjë çështje të drejtësisë dhe për asnjë çështje të drejtësisë ne nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, Rama shprehu bindjen se “me fqinjët tanë ne do të arrijmë së bashku që të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje që nuk ia heqim rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën patjetër ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë”.

“Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo se nuk duam ne, por sepse drejtësia që ne duam është shumë më kokëfortë se sa ne. Puna juaj dhe puna jonë e përbashkët do të vazhdojë. Ju tanimë e keni mësuar rrugën për në Bruksel dhe ju e dini si shkohet e çfarë duhet të bëni atje”, u shpreh Rama.

(Marrë nga ATSH)

Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës…