Botohet në italisht romani i Andreas Dushit, “Në besë të tatuazhit tënd”

Andreas Dushi është autor i tre romaneve: “Marrja e gjakut”, “Pragu i braktisjes” dhe “Në besë të tatuazhit tënd”


Me titullin “Ballata del tatuaggio”, është botuar në gjuhën italiane nga Besa Editrice romani i fundit i Andreas Dushit, “Në besë të tatuazhit tënd”, vlerësuar këtë vit edhe me çmimin letrar Atë Zef Pllumi. Ky përkthim është realizuar nga pedagogu i letërsisë së krahasuar, Fabio M. Rocchi me bashkëshorten e tij, znj. Kriselda Rocchi.

Në pasthënien e romanit, përkthyesi është ndalur në veçoritë e stilit të autorit dhe atë çfarë ai sjell të re në letërsinë shqipe, duke saktësuar se:

Shkrimi i Andreas Dushit përmban një veçori shtesë; ai deklarohet i ndryshëm, pa hyrë në konflikt me asnjë nga mjeshtrit e mëparshëm, por, në të njëjtën kohë, duke instauruar një dialog autoreferencial me prozën e vet, në përpjekje për të hapur një rrugë krejtësisht origjinale brenda së cilës të rreket të rrëfejë vizionet e një imagjinari shumëformësh. Duke vepruar në këtë mënyrë, me atë tregim, e aq më tepër me këtë roman, Dushi ka hequr qafe dy etiketa, të dyja të pakëndshme: atë të rinisë dhe atë të epigonizmit. Ai ka demonstruar një pjekuri të tillë në shkrim saqë do të ishte me vend që ta konsideronim tani e në vazhdim vetëm shkrimtar, pa asnjë mbistrukturë shtesë. Dhe nuk i ka lënë hapësirë krahasimeve të mundshme, të cilat, edhe pse mund të kishin qenë të bazuara në disa raste, do ta kishin bërë më të vështirë një rrugëtim drej afirmimit, rrugëtim të cilën autori ka vendosur ta ndërmarrë në vetmi.

Andreas Dushi është shkrimtar, autor i tre romaneve: “Marrja e gjakut”, “Pragu i braktisjes” dhe “Në besë të tatuazhit tënd”; përkthyes i romanit “Qiell” të Mieko Kawakamit dhe librit “Ne” të psikoterapeutit Robert Johnson si dhe redaktor përgjegjës i gazetës letrare dhe kulturore “ExLibris”. Prej tre vitesh, punon pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Si shkrimtar, ka përfaqësuar Shqipërinë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare mes të cilëve ai i Lajpcigut, i Frankfurtit apo i Torinos, ndërsa si kërkues shkencor, mban titullin magjistër në antropologji kulturore dhe studime letrare shqiptare si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të lidhura me fushën e tij të studimit.

Fabio Rocchi mban titullin doktor shkencash në letërsi, fituar në universitetin e Sienës në vitin 2021. Është lauruar për letërsi moderne në universitetin e Pisas dhe aktualisht, jep mësim pranë fakultetit të Historisë dhe Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës si dhe është kërkues shkencor pranë Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve Arbëreshe.

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…