Timothy Garton Ash: Tirana, një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim studiuesin dhe autorin britanik Timothy Garton Ash


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim studiuesin dhe autorin britanik Timothy Garton Ash, i cili ndodhet në Tiranë për të prezantuar librin e tij “Homelands”, i përkthyer në shqip me titullin “Vendet e mia”.

Veliaj i dhuroi autorit “Çelësin e Qytetit” dhe e falenderoi për kontributin e dhënë për Tiranën.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në qytetin tonë një historian të madh dhe një aktivist të shquar si Timothy Garton Ash, i cili jo vetëm përfaqëson më të mirën e Britanisë së Madhe, por edhe më të mirën e botës perëndimore dhe aktivizmit të tij që në vitet ’70, kur ai ka vizituar Shqipërinë, në luftën për të emancipuar dhe hapur shoqëritë pas rënies së komunizmit. Jam shumë i lumtur që je kthyer në vitet ‘90 dhe më në fund po viziten Tiranën e vitit 2023. Ky qytet ky vend ka gjithmonë nevojë për mendje të kthjellëta, edhe për të pasuruar veten me historinë e të tjerëve, e ndoshta për të mos përsëritur gabimet e të tjerëve. Si historian, si mik dhe si aktivist i shquar, dua që ta ndjesh këtë qytet si qytetin tënd. Faleminderit për kontributin dhe për frymëzimin”, tha Veliaj.

Historiani Timothy Garton Ash tha se ndihet vërtet i mirëpritur në Tiranën që e gjeti totalisht të transformuar dhe që është kthyer në një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë.

“Në Tiranë kam ardhur për herë të parë në vitin 1978. Asokohe ishte një qytet shumë i ndryshëm, pa vendet tërheqëse fantastike që ka tani. Mendoj se mund ta themi pa mëdyshje që nuk ishte ‘cool’ në atë kohë, dhe ja ku jemi 45 vite më vonë, e tani falë jush dhe kolegëve tuaj, është një qytet i transformuar, duke u kthyer në një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë. Kjo tregon se mrekullitë mund të ndodhin”, tha ai.

Timothy Garton Ash është autor i 11 librave, të cilët fokusohen te transformimi i Evropës gjatë gjysmëshekullit të fundit.

Ai është profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Oksfordit, studiues dhe bashkëpunëtor në Institutin Hoover, Universiteti i Stanfordit dhe gjithashtu analist i rregullt i çështjeve ndërkombëtare në të përditshmen britanike, “The Guardian”.

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.