“Tirana Cocktail City”, Veliaj: Rrit imazhin dhe tërheq turistët në industrinë e argëtimit

Zhvillohet në Tiranë Kampionati Kombëtar i Koktejeve. Zinxhiri i bareve dhe restoranteve në Tiranë ka mbi 10 mijë të punësuar


Në kuadër të fushatës “Tirana Cocktail City”, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Koktejleve, gara më e veçantë që është zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet, me qëllim rritjen e imazhit dhe tërheqjen e turistëve në industrinë e argëtimit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në këtë kompeticion, ku shoqërohej edhe nga homologu i tij, kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, tha se industria e bareve dhe lokaleve punëson shumë njerëz, sidomos me rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve.

“Zinxhiri i bareve dhe restoranteve në Tiranë ka mbi 10 mijë të punësuar. Shumica e bashkive të Shqipërisë kanë më pak se 10 mijë votues, ndërkohë që vetëm një industri, në Tiranën tonë të madhe, punëson 10 mijë veta. Pra, po të ishte një kompani, do të ishte kompania më e madhe në Shqipëri. Dua të inkurajoj të gjithë ata që i janë dedikuar këtij lloj biznesi, sepse shumica janë biznese familjare, që me këto rroga mbahen familje, punojnë studentë. Fakti që kjo industri dhe këto biznese familjare punësojnë pafund të rinj, që ndoshta ende nuk e kanë mbaruar universitetin, meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku Veliaj tha se, rritja e numrit të turistëve dallohet qartë, mjafton të bësh një xhiro në sheshin “Skënderbej”.

“Jemi në një realitet tjetër kur flasim për numrat e turizmit. Mjafton të dalësh te sheshi “Skënderbej”, për të parë sa shumë turiste ka në Tiranë. Disa vizitojnë Xhaminë, disa ishin shohin Skënderbeun, disa ndjekin operën, disa të tjerë te parku “Europa”, disa te Bashkia, disa te Bunkarti, disa tek “Shtëpia e gjetheve”, disa tek shtëpia “Kadare”, dhe ti kupton që sot jemi një aktor në këtë treg”, vijoi më tej Veliaj.

Kryebashkiaku i Bolonjës u shpreh: “Tek ne turizmi ka pësuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, kemi rreth 4 milionë prenotime në qytet. Së shpejti, do të lidhemi me Ryanair, që nënkupton mundësinë e zhvillimit të shumë projekteve mes Tiranës e Bolonjës. Bolonja është një qytet që jeton 24 orë në 24 dhe duke qenë një qytet turistik, edhe përgjatë 12 muajve të vitit, janë 26 mijë njerëz të cilët i dedikohen sektorit të kulturës dhe krijimtarisë. Në aspektin profesional, mendoj se mund të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme së bashku, duke nisur edhe nga sipërmarrësit tanë”. /ATSH

Shiroka drejt UNESCO-s, Jaupaj: Integrim i plotë në ofertën ekoturistike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe me partnerë lokalë,…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shiroka drejt UNESCO-s, Jaupaj: Integrim i plotë në ofertën ekoturistike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe me partnerë lokalë,…