Veliaj: Tirana, kryeqyteti me taksat më të ulëta në rajon!

Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës


Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës është ndërtuar nga e para, me mjedise të reja dhe hapësira të bollshme edhe për administratën e Njësisë Administrative Nr. 7, ku qytetarët mund të marrin shërbime çdo ditë. Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një hapësirë e re, e cila i shtohet aseteve të rëndësishme të qytetit, duke përmirësuar kushtet për punonjësit dhe qytetarët.

“Në vitet ’90 në Tiranë, filozofia ishte “privatizo dhe jepja të gjitha privatit”. Por, ndërkohë Bashkia e Londrës është 30 % pronare e çdo ndërtese në Londër; Bashkia e Berlinit është 35 % pronare e çdo ndërtese në Berlin, kurse vendin e parë e mban Bashkia e Vjenës, ku 40-45 % e pronës është në pronë të saj. Kjo do të thotë se, filozofia e qyteteve ka qenë si t’i shtojnë asetet e tyre, jo t’ua japin privatit. Sot jetojmë në një qytet si Tirana, ku vlera imobilare është jashtëzakonisht e lartë dhe gjithmonë në rritje. Mjafton vetëm vlerësimi i fundit që u kanë bërë njerëzit shtëpive për të kuptuar se në 8 vitet e fundit vlera e pronës ka ndryshuar me 200-250 %, e në disa raste është 3 apo 4-fishuar. Që do të thotë se sot, edhe sharësi më i madh i punëve të Bashkisë së Tiranës, është bërë më i pasur, teksa shan në “Facebook” nga divani”, tha Veliaj.

Ai shtoi se, ambicia e bashkisë është që në fund të këtij mandati të ketë numrin më të madh të aseteve shtetërore.

“Nëse një tirons i vjetër, ‘den baba den’, negocion me të gjithë zhvilluesit dhe si pronar merr njëherë 20, njëherë 35, njëherë 40 % të vlerës, – kam dëgjuar raste edhe 50 % – për t’u bërë pjesë e zhvillimit, atëherë ‘tironsi’ më i madh është Bashkia e Tiranës, sepse është pronari më i madh i këtyre aseteve. Për herë të parë futëm filozofinë ku do të sillemi si një ‘tirons’ ‘denbabaden’, dhe do themi: meqë në këtë zhvillim kemi një pjesë, qyteti duhet të marrë pronën e tij, siç e merr çdo privat. Ambicia ime është që ta lë këtë qytet, në fund të këtij mandati, me numrin më të madh të aseteve që kemi pasur ndonjëherë në 103 vite si kryeqytet i Republikës së Shqipërisë. Një qytet që ka asete imobiliare, që ka mënyra për të marrë kredi për të hipotekuar kapitalin e vet, është një qytet i fortë, që mund të bëjë punë të jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Veliaj zbuloi disa prej institucioneve kryesore publike, të cilat do të vendosen në lagjet e reja të rindërtuara në Tiranë.

“Jemi në fazën finale të miratimit të projektit për ndërtimin e një godinës së re të Bashkisë së Tiranës në Bulevardin e Ri, ku bashkia është edhe pronarja më e madhe, por edhe qiramarrësi më i madh. Një pjesë e disa drejtorive do të transferohen në lagje si “5 Maji” dhe “Kombinati”, për t’u siguruar që institucionet të jenë më afër qytetarëve, por edhe sjellin ekonomi për zonën. Sigurisht, selinë tradicionale të bashkisë do ta kemi në qendër të Tiranës, por ndërkaq duhet të jemi të pranishëm edhe në pika të ndryshme të qytetit. Te Bulevardi i Ri do të jetë edhe Poli i Drejtësisë”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku e mbylli fjalën duke thënë se Tirana është zyrtarisht kryeqyteti me taksat më të ulëta në rajon.

Lexo më shumë nga

Rama: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se shumë kauza publike rrezikojnë…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se shumë kauza publike rrezikojnë…