Rama: Kroacia, shembull inkurajimi në rrugën tonë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi, në procesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi, në procesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković gjatë vizitës në Zagreb, Rama u shpreh se, të dyja vendet kanë një marrëdhënie, “prej së cilës ne mësojmë vazhdimisht, sepse Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi, nuk do ta ekzagjeroja nëse do ta thosha, në procesin tonë të ecjes drejt anëtarësimit të plotë në BE”.

“Kroacia është një shembull suksesi, së fundmi edhe me eurozonën dhe Shengenin, dhe çfarë Kroacia ka arritur në vetëm një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo thjesht na gëzon, por pa diskutim, na inkurajon dhe dua të shtoj na bën edhe më kërkues ndaj miqve në Zagreb, për të na ndihmuar dhe në radhë të parë eksperiencën e tyre. Eksperiencë e krijuar në një proces që Kroacia e ka nisur shumë më përpara nesh dhe në të cilin Kroacia ka ngritur një ngrehinë mbresëlënëse dijeje”, tha Rama.

“Për këtë arsye”, theksoi Rama, “ne kemi përfituar tanimë, falë ndihmës së qeverisë së Kroacisë, një mbështetje direkte për procesin e negociatave në BE dhe po ashtu, duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje me dije, për turizmin, për sigurinë kibernetike, për ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime të domosdoshme që duhet të bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë. Sepse një rast të ngjashëm ka pasur dhe Kroacia, jo para shumë kohësh dhe na intereson shumë të mësojmë për adresimin struktural që qeveria kroate ka bërë në këtë drejtim”.

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.