Përjetësia…!

Një vjeshtë u nisa për në varrin e Artur Rembosë, poetit tim të dashur. Treni nxitonte…


Nga Luan Rama

PËRJETËSIA …

Një vjeshtë u nisa për në varrin e Artur Rembosë, poetit tim të dashur. Treni nxitonte nga Bazancourt në Rethel nëpër okrën e vjeshtës, ndiqte retë drejt veriut, Charleville-Mezières. Zogj, kodrina, shtëpi fermerësh dhe së fundi buzë lumit Meuse, ndalova në varrin e tij, atje ku ishte shuar kometa e poezisë dhe ku ylli ishte djegur.

Një djegje fatale, e parakohëshme.

Pastaj shova në kishë, aty ku ishte vendosur arkivoli i tij. Dhe mbylla sytë. Humba në heshtjen e madhe dhe dëgjova organistin që luante për të dhe një korr prej 8 fëmijësh.

Dhe më dukej se atë arkivoli zërat e fëmijëve po e ngrinin lart, drejt kubesë, aty ku kishte engjëj.

Dhe thashë nën zë : “Atëherë shpikja ngjyrat e zanoreve! A e zezë, E e bardhë, I e kuqe, O blu, U jeshile. Përshtatja formën dhe lëvizjen e çdo bashtingëlloreje me ritme instinktive, naive, lëvdohesha se po shpikja një Fjalë poetike, që do pranohej një ditë, në të gjitha kuptimet e saj…”

A nuk kishte shkruar ai se “atëherë shkruaja heshtje, netë, shkruaja atë që nuk mund të shprehja me fjalë. Fiksoja trallisjet!”

Në mbrëmjen e vonë e lashë Charleville-Mezières dhe treni më çonte drejt Parisit. Në zemër kisha vdekjen e poetit, zërin e tij. Revoltën që vërsnikët e tij poetë nuk arritën ta kuptonin poezinë e tij. Poezinë tjetër, të Profetit, atë modernen. Atë ku i këndonte përjetësisë.

“E gjetën.

Kë ? – Përjetësinë !

Është deti që shkon bashkë me diellin… ”

Shikoja natën që binte ngadalë në kodrinat e vjeshtës, në rrugët e gjata që ai bënte në këmbë dhe kujtova fjalët e mikut të tij të dashur, Verlen, që shkruante:

“Që nga vdekja e Rembosë, çdo natë e shoh atë në ëndërr. Tek ai djalosh kishte një joshje demoniake. Kujtimi i tij është si një diell që djeg brenda meje dhe nuk do të shuhet…”

Po, një diell poetik që dhe sot na përmbyt me dritën e tij! Dhe atëherë ti thua : Përshëndetje gjeni !
Vështroja natën e errët dhe shkruajta :

“Në kishën Saint-Remy
tetë fëmijë këndojnë psalme për Rembonë e vdekur
Ave Maria, ave Maria…
këngë trëndafilësh nga zëra hyjnorë,
njëzetë fëmijë të tjerë jetimë rrethojnë arkivolin
tek mbajnë dhimbjen e qytetit mbi shpinë
më të rëndë se plumbi,
poeti ngjan se ende kërkon këmbën e tij të prerë
që të marrë sërish udhët detare
por bohemia e tij papritmas përfundoi,
murgeshat e fundit të Marsejës e puthën në ballë,
Lamtumirë poet!
Artur Rembo s’do t’i shohë më qiejt
s’do mund të rendë sërish drejt Yllit të Mëngjesit,
kambanat ranë,
veç nëna dhe e motra ndjekin pas karrocën e vdekjes
veshur me rrobën e rëndë të zisë
kështu kishte shkuar para tij Mozart
kështu do të shkonte pas tij dhe Oscar Wilde”

Lexo më shumë nga

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së…