Makinat kineze ndryshojnë historinë

Markat kineze janë gati të “zbarkojnë” në Europë


Intervistoi: Eda Merepeza

Në përditshmërinë e çdo individi makina është një mjet i pazëvëndësueshëm, por me shtimin e ndotjes së shkaktuar nga karburantët, shumë qytetarë në botë vihen para zgjedhjes: të ndërrojmë makinat me djegie me makinat elektrike, apo hibride.

Që nga viti 2015, çmimi i makinës elektrike është rritur në Europë dhe SHBA, në ndryshim nga Kina, ku çmimet janë përgjysmuar. Si rezultat, markat kineze janë gati të “zbarkojnë” në Europë. Në një raport të fundit, ekspertët hulumtuan pabarazinë në çmimet e makinave elektrike në tregjet kryesore të botës. Një makinë elektrike në Kinë është 33% më e lirë se një makinë me benzinë. Prej vitesh tashmë, prodhuesit e makinave kanë kuptuar rëndësinë e këtij tregu dhe Kina përbën tregun më të madh të makinave në botë.

Makinat kineze ndryshojnë historinë

CMG: Panairi Automobilistik i Shangait këtë vit sinjalizoi fundin e epokës së motorëve me djegie të brendëshme në Kinë dhe nisjen e epokës së makinave elektrike. Mjetet e transportit publik në Kinë janë elektrike dhe konsumatorët janë shumë të interesuar për këto makina. A është ky një revolucion në sektorin automobilistik?

Artur Nura: Padyshim që kemi të bëjmë me një etapë të rëndësishme për njerëzimin dhe një vend me përmasa të jashtëzakonëshme siç është Kina i imponohet të gjithë zhvillimit global. Kur flasim për këtë etapë të rëndësishme industriale, ky zhvillim i rëndësishëm industrial është aplikuar edhe në Shqipëri, por vetëm në sektorin e transportit publik. Tirana, kryeqyteti, që është një e treta e vendit ka filluar ta plotësojë të gjithë tregun e transportit publik me këtë industry të zhvilluar.


Makinat elektrike kineze (Foto Albanian Profile)

Nuk e di nëse autobusët elektrikë janë marrë nga Kina, por Tirana është shembulli i pare i transportit publik me këtë zhvillim të rëndësishëm, që e sjell si emancipim Kina, në planin global.

Në eksperiencën time personale kam vënë re që edhe transporti i taksive që është një instrument privat, pjesa më e madhe e kompanive serioze kanë në përdorim tashmë këtë industri të zhvilluar. Ka nga ata që janë biznese të vogla dhe nuk kanë mundësi financimi, por kam konstatuar vetë një taksi të tillë elektrike dhe e kam pyetur drejtuesin e mjetit për përfitimet që ka nga përdorimi.

CMG: Ndoshta ka dhe vështirësi, kur bëhet fjalë për karikimin e këtyre lloj automjeteve

Artur Nura: Në fakt në Tiranë me sa kam dijeni funksionon mjaft mire ky process me pikat e caktuara për këtë shërbim.

CMG: Në Shqipëri janë marrë masa në këtë drejtim sa i takon automjeteve 100 për qind elektrike. Qeveria ka marrë masa për lehtësimin e tregtimit të këtyre automjeteve, që pritet të ndikojë në shtimin e blerjeve të tyre. Ndër këto masa janë heqja e TVSH-së 20 për qind mbi vlerën në import për autoveturat, si dhe ulja e TVSH-së për autobusët 6 për qind.

Artur Nura: Pa dyshim që për këtë duhet përgëzuar qeveria shqiptare për ndihmën që i jep këtij biznesi, sepse me rëndësi është ana ambjentale sepse duke mos patur motora me djegie të brëndëshme që janë ndotës në sasinë e makinave që përdorim.


Makinat elektrike kineze (Foto Monitor)

CMG: E quajtëm një revolucion automobilistin përhapjen e makinave elektrike apo hibrid, por e ardhmja e afërt pritet t’u takojë këtyre makinave.

Artur Nura: Nëse do t’i referohemi tregut kino-europian ka një sërë problematikash ekonomike, apo gjeopolitike që duhet të tejkalohen, sepse kemi të bëjmë me interesa të ndryshme dhe secili nga vendet krijon politikat e tij proteksioniste. Nëse do t’i referohemi Italisë, para disa vitesh në këtë vend nuk ekzistonin të dhëna zyrtare për numrin e produkteve të këtij lloji.

Ndërsa pavarësisht kufizimeve që vihen, sipas analizave të ndryshme ekonomike duket se motorat me karikim elektrik kanë filluar të pushtojnë Italinë. Bëhet fjalë për qytetet e mëdha, të cilat kanë filluar të bëjnë marrëveshje me simotrat e tyre në industrinë kineze për të realizuar sjelljen e këtyre produkteve në Itali.

Padyshim kjo është e ngjashme në të gjithë Europën, pavarësisht kufizimeve për shkak të interesave të palëve edhe këtu Kina ka zënë vendin e parë, duke tejkaluar Japoninë.

CMG: Makinat elektrike po bëhen kryefjalë e transportit në mbarë botën. Industria kineze e prodhimit të makinave elektrike po nxit eksportin e tyre kryesisht në Europë. Në vitin 2022, prodhuesit kinezë të makinave elektrike dyfishuan pjesën e tyre të tregut në Europë në 9 për qind, sipas kompanisë konsulente të tregut “Inovev”. Nuk është në gjendje Europa t’i prodhojë vetë këto makina, kaq të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit?

Artur Nura: Po i referohem disa ekspertizave dhe Europa së fundi mori një vendim për çipat, një industri që në tregun global dominohet nga SHBA dhe Kina, por në këtë plan Kina ka eksportuar për shkak të kostos dhe cilësisë që ofron. Europa ka probleme të zhvillimit federal, nëse mund ta quajmë kështu dhe Bashkimi Europian ka një instrument ekzekutiv, që është Komisioni Europian, i cili mbulon dhe ekonominë.

Megjithatë palët në mënyrë individuale, në mënyrë të veçantë Gjermania dhe Franca, si dy vendet më të fuqishme të BE-së, timonierë të kësaj familje të madhe gjeopolitike, tashmë kanë filluar marrëdhëniet e tyre shumëpalëshe me Kinën.


Makinat kineze (Foto Scan TV)

Në analizat e ekspertizës ekonomike italiane theksohet se Kina po mendon që të mos prodhojë në vend dhe më pas të eksportojë në Europë, por të bëjë mikse, duke përdorur edhe marka të vendeve përkatëse me një kosto më të ulët. Duke pare çmimet e 50 modeleve të makinave me karikim elektrik në tregun italian dhe në Europë, çmimet janë relativisht të larta sepse ka disa faktorë të cilët në çdo treg influencojnë, si faktori i transportit, i politikave fiskale të vendit etj.

Çmimet në Kinë ishin 30 për qind më pak të të njejtit produkt. Për këtë arsye po mendohet nga kompanitë e mëdha kineze të krijohen “joint venture” kryesisht në Gjermani, Francë, por dhe në Itali, ku Milano synohet si vendi më industrial në këtë shtet për të prodhuar automjetet me kosto që i mbulon tregu i këtyre vendeve.

CMG: Në fillim të gushtit u zhvillua në Spanjë panairi “Automobile Barcelona”, ku 1/3 e kompanive ekspozuese ishin nga Kina. Përse gjithë kjo kërkesë europiane ndaj makinave elektrike kineze? Rritja e kërkesës a do të orientojë kompanitë kineze të hapin filialet e tyre të prodhimit të makinave elektrike edhe në Europë?

Artur Nura: Në disa artikuj që shfletova në italisht dhe anglisht duket se Europa Lindore nuk është ende e përgatitur për këtë. Ndërsa Italia me sa duket ka një presion të madh industrial duke filluar nga Milano, ndonëse nuk ka ende projekte konkrete. Parashikohet që në 2026 Kina jo vetëm që do të jetë eksportuesi më i madh në Europë i kësaj industrie si dhe do të rrisë deri në 3 për qind përhapjen e këtij tregu. Edhe Spanja ka shprehur interes për këtë.

CMG: Mendoni se vende si Shqipëria, por dhe të Ballkanit Perëndimor, që në shumicë qytetarët kanë blerë makina të përdorura të markave perëndimore, janë tashmë të gatshëm të përdorin makina elektrike apo hibride?


Panairi Automobilistik i Shangait (Foto CNC)

Artur Nura: Këtu duhet një vendimmarrje e qeverisë dhe duhet studiuar, ndonëse praktikat janë. Interesat ekonomike duhet ta bëjnë elastike qeverinë shqiptare, që duhet të bëjë përmes programeve të interesuar dhe qytetarin, me mbështetje me kredi, për të kursyer shpenzime, për të mbrojtur mjedisin, duke bërë më komode jetën e qytetarëve. Siç ka vepruar Bashkia e Tiranës me rastin e transportit publik ky shembull duhet të ndiqet edhe për individët në një plan më të gjerë. Në këtë plan do të duhej një politikë e studiuar dhe më pas një marrëveshje dypalëshe.

Burimi: CRI.CN

“Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”

Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kulturës prezantuan ekspozitën e mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”

Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kulturës prezantuan ekspozitën e mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto