Çdo moshë ka kohën e vet!

Dhe bota eshte ne kete kaos ku jemi sot sepse ekuilibrat njerezore jane thyer, mosha nuk po njeh veten dhe vendin qe i takon.


Nga Mimoza Prifti

Dikur, te moshuarit, respektoheshin per moshen, gezonin perkujdesjen dhe respektin e me te rinjve, vendoseshin ne krye te tavolines ne dasma e gezime.

Kohen e kalonin duke u perkujdesur per niper e mbesa, duke luajtur letra apo tavell me bashkemoshataret, duke gezuar ne paqe pleqerine dhe fisnikeruar fjalen dhe dhembshurine.

Sot interneti, informacioni pa fre, levizja e lire pothuajse ka ndryshuar ne menyre drastike sjelljen dhe perqasjen e tyre dhe ndaj tyre.
Te moshuarit, pa dashur ti pergjithesoj, kane harruar moshen dhe po kerkojne me ngulm te jene ze aktiv ne gjuhesi, ne ekonomi, ne histori, ne politike, ne art, ne komunikimin dixhital, ne gjithcka packa se kane apo jo formimin e duhur. Kane harruar qe dikur ishin te rinj, dhe fjala u perkiste njerezve te fushes dhe te punes, u perkiste te rinjve.
Kane harruar qe mencuria vjen me moshe, dhe mencuria flet kur e pyesin, flet kur dhe ku duhet folur, flet per te sjelle dashuri e harmoni e jo per te diktuar egon deshirat, flet per tu lene rruge e mbeshtetje te rinjve.

Dhe bota eshte ne kete kaos ku jemi sot sepse ekuilibrat njerezore jane thyer, mosha nuk po njeh veten dhe vendin qe i takon.

Teknologjine dhe zhvillimin po e sjellin te rinjte, punen e bejne te rinjte; ndersa drejtimin me hir apo pahir qe nga familja-qeliza baze e shoqerise, hap pas hapi hallkave e deri ne instancen me te larte globale me eksperience e dhembe ujqerish dikton e komandon mosha e trete.
Kjo mosperputhje e jetes aktive prodhuese-rigjeneruese me ate drejtuese-komanduese vegjetuese nuk sjell kurre prosperitet dhe progres.

Cdo moshe ka kohen e vet, kontributin e llojit te vet, ka misionin e vet; e ne se keto shkojne ne rrugen e duhur, ne harmoni me kohen, njeri brez punon, dhe tjetri gezon frutet e jetes dhe kontributit te dhene. Atehere me ligjet e natyres, jeta vazhdon e paqte, è mencur.

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë