Balluku: Shqipëria kryeson në renditjen e vendeve me rritjen më të mëdha në ulje – ngritje të avionëve civilë

Balluku publikoi raportin e EUROCONTROL, i cili krahason numrin e fluturimeve për javën 9-14 gusht në vitet 2019 dhe 2023.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri të ditur sot se Shqipëria prej muajsh kryeson renditjen e vendeve me rritjen më të mëdha në ulje – ngritje të avionëve civil.

Balluku publikoi raportin e EUROCONTROL, i cili krahason numrin e fluturimeve për javën 9-14 gusht në vitet 2019 dhe 2023.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria kryeson listën e vendeve duke shënuar një rritje me 80 % të numrit të ulje-ngritjeve të avionëve.

“Në 2016 kur lufta në Siri impaktoi ndjeshëm trafikun tonë ajror, dukej e vështirë rimëkëmbja e trafukt ajror në korridorin ku Shqipëria përket, por sot zyrtarisht falë përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë shqiptare, të djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që kontribuojnë në Albcontrol, Agjencinë Kombëtare të Trafikut Ajror dhe padyshim me punën e palodhur që bëhet prej kohësh tani në Autoritetin e Aviacionit Civil – AAC , për të sjell vendin tonë në standartet më të larta ndërkombëtare, kemi keto rezultate të pakontestueshme”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, punë e shkëlqyer bëhet çdo ditë nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Tiranës, që ka përballuar me profesionalizëm e sukses fluksin e udhëtarëve të këtij viti që i përkon faktikisht parashikimive për vitin 2027.

“Tashmë na presin përpara projekte të reja që do i japin akoma më shumë fuqi e zë aviacionit ciliv në Republikën e Shqipërisë. Nëse punojmë të gjithë së bashku, nëse punojmë mbi strategji e politika të mirëstudiuara, vetëm rezultate të shkëlqyera do të kemi përpara”, shtoi Balluku. /ATSH

Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.