Policia shqiptare dhe greke, bashkëpunim për menaxhimin e fluksit në pikat e kalimit kufitar

U zhvillua sot takimi ndërmjet drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.


Me dakordësinë e ministrave të Brendshëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Balla dhe Ikonomou, u zhvillua sot takimi ndërmjet drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Në fokus të këtij takimi ndërmjet 2 drejtorëve, Drejtues i Lartë, Saimir Boshnjaku dhe gjeneral major, Dimitrios Mallios, ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve kufitare.

Drejtuesit më të lartë të policive kufitare shqiptare dhe greke, shprehën vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh, si dhe u dakordësuan për intensifikimin e masave të përbashkëta për menaxhimin e fluksit, si dhe për rritjen e numrit të sporteleve në të dyja anët e kufirit.

Boshnjaku u shpreh në një pronocim, pas takimit me homologun grek, në Kakavijë se, “patëm një takim sot me drejtorin e Policisë Kufitare të palës greke, lidhur me menaxhimin e situatës në pikat e kalimit në kufirin me Greqinë. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, themi se situata është normale, pavarësisht se fluksi i rritjes së qytetarëve po shtohet dita-ditës. I kemi marrë këto masa dhe besoj se do të jemi shumë eficient te pjesa e menaxhimit të kalimit”.

“Me palën greke, sidomos me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm, është real dhe do të jetë i prekshëm edhe nga qytetarët. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, në raste kur ka pasur radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme dhe në nivele normale, por besojmë që me bashkëpunimin mes dy palëve dhe me masat që do të merren në të dy anët e kufirit, situata do të jetë në kushte normale”, u shpreh ai.

Boshnajku falënderoi edhe palën greke për gatishmërinë që kanë treguar në bashkëpunimin me palën shqiptare dhe theksoi ai, “besojmë që kjo do të jetë një arritje shumë e mirë për këtë sezon turistik”. /ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet…