Kronikë e një falimentimi të paralajmëruar!

Bordet Drejtuese bashkë me drejtorët ekzekutivë , nuk janë gjë tjerër veçse “Klubet e fansave të Ministrave”


Nga Irena Beqiraj

Falimentimi i ujësjellsit të Durrësit nuk më cudit. Madje më suprizion fakti se si po mbijetojnë kompanitë e tjera shtetërore.

E them këtë sepse kompanive tona shtetërore u mungon thuajse tërësisht menaxhimi financiar. Edhe këtu nuk e kam fjalën për sistemet kontabël por për menaxhimin financiar të mirëfilltë, ku të menaxhohen risqet të ndryshme apo ku të bëhen analiza kosto – perfitim për cdo proces/ produkt/ projekt, etj. Gjithashtu, kompanitë shtetërore kane borxhe të akumuluara ndër vite dhe ndodhen në pamundësi reale për të absorbuar burime të tjera financimi. E vetmja mundësi për të siguruar financim është buxheti i shtetit. Vendimarrjet për investimet fluide edhe të influencuara politikisht. Ato kryhen në mungesë të plotë të studimeve te fizibilitetit, mungesë e cilave con në pamundnësi për të tërhequr investitorë potencial. Keqpërdorimi i burimeve ,kufizon mundesinë për tu zhvilluar.

Përformaca e dobët e kompanive shtetërore të cilat veprojnë edhe në kushtet e monopolit pra në kushtet e mungësës së konkurencës lidhet mbi te gjitha me mungesën e kufirit ndarës të mes tyre edhe politikes, i cili duhet të ishte qartësisht i përcaktaur në dy drejtime.

Së pari duhet të ishte i përcaktuar qartësisht kufi ndarës midis politikave publike dhe qëllimeve tregëtare të një kompanie shtetërore . Përtej qëllimeve tregëtare , kompanitë shtetërore detyrohen nga qeveria qëndrore apo vendore të përmbushin objektiva politike jo-tregëtare të cilat kërkojnë kompromise që rëndojnë në kurriz të performancës së tyre financiare afatshkurtër dhe afatgjatë.

Elementi i dytë i rëndësishëm , lidhet me distancimin e politikës nga menaxhimi i këtyre kompanive. Ciklet politike, mandatet eshkurtra të drejtuesve kryesorë të kompanive shtetërore ,edhe brenda një mandati, si dhe dëshira për të realizuar politika publike me anë të tyre , të cilat edhe pse duket që nuk ndikojnë direkt në buxhetin e shtetit kanë pasur efekte të mëdha tek ky i fundit , kanë kontribuar më keq-menaxhimin e kompanive shtetërore.

Përfaqësimi i Aksionerit nga Ministrat apo kryetarët e bashkive , është shoqëruar me ndërhyrje partiake-politike, gjë që e ka vendosur integritetin e kompanive shtetërore në rrezik. Si rezultat, partitë politike në mënyrë indirekte kanë ushtruar ndikim mbi vendimet e rëndësishme,brenda një kompanie shtetërore duke përfshirë: emërimet, rekrutimi i stafit, ,proceset e tenderimit. Ministri, apo kryetari i bashkisë si përfaqësues i aksionerit, emëron, shkarkton në bazë të statusit, pa asnjë procedurë përzgjedhjeje drejtuesit e lartë të kompanive shtetërore , sic janë antarët e Bordit Drejtues dhe Drejtorët e Ekzektutivë .

E thënë troc , sot kemi kompani shtetërore thuajse të dështuara ,sepse Bordet Drejtuese bashkë me drejtorët ekzekutivë ,nuk janë gjë tjerër vetëm “ Klubet e fansave të Ministrave”. Si të tillë jo vëtëm që nuk sjellnin asnjë vlerë të shtuar për kompani, por plotësojë tekat politike apo edhe personale të atyre, që mund ti vendosin e ti heqin me një të rënë të lapsit.

Thënë këtë Ujsjellësi i Durrësit është kronika e falimentimit të paralajmëruar të thuajse të gjithë kompanive shtetërore në këtë vend Me kulturën aktuale të qeverisjes së tyrë është e provuar katërcipërisht që, kompanitë shtetërore ekzistuese por edhe ato të krijuara rishtazi janë të destinuara të falimentojnë. Ndërkohë që tërësisht e mundur të ndërtohet një model menaxhimi i cili e kthen shtetin një një pronar profesionist .

Ky model duhet;

të ndajë funksionet e pronësisë së shtetit si politikbërës nga ai i rregullatorit apo mbikëqyrësit për të minimizuar konfliktet potenciale të interesit;

të minimizojë ndërhyrjen politike te pronarit – shtet duke sjellë më shumë profesionalizëm në menaxhim të tyre ;
të promovojë koherencë dhe konsistencë në zbatimin e standardeve të qeverisjes korporative;

të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në operacionet e Kompanive përmes mbikëqyrjes më të mirë dhe monitorimit të performancës.

Nëse sot kompanitë shtetërore sidomos ato në sektorët strategjikë, i shohim si mjete të rendësishme për zhvillimin ekonomik të vendit prej tyre mund të reailizohet një rritje nga 1% deri në 4% te PBB. E pra , nuk është e vështirë të njohësh të mirën, por është e vështirë ta shndërrosh atë në vepra.

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…