Ditën Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci, Xhaçka: Gratë e vajzat përbëjnë sot 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci.


Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci.

Xhaçka u shpreh nëpërmjet një videomesazhi krenare që sot gratë e vajzat përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar dhe shumica e misioneve tona më të rëndësishme përfaqësohen nga ambasadore gra”.

Duke e bërë më të hapur Shërbimin e Jashtëm, Shqipëria e ka riaktivizuar dhe rigjallëruar atë, theksoi ministrja Xhaçka.

Kështu, theksoi ajo, janë dyfishuar talentet në dispozicion të diplomacisë shqiptare dhe është pasuruar Shërbimi me ide të reja.

“Tradicionalisht shërbimi i jashtëm është parë si fushë për burrat, ashtu si ushtria apo policia. Jam suprizuar kur mësova nga diplomatë më të vjetër se në të kaluarën, pranimi në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar, ishte në një farë kuptimi edhe më i vështirë për një grua sesa të pranohej në ushtri apo polici. Nuk kishte asnjë ligj, asnjë rregullore që ndalonte gratë të kishin një karrierë në diplomaci. Por kishte paragjykime dhe kishte diskriminim. Gratë konsideroheshin të dobëta, pa kredibilitet për t´ju besuar sekretet e shtetit”, tha Xhaçka.

“Vetëm pas rënies së komunizmit, Shërbimi i Jashtëm Shqiptar më në fund filloi të ishte i aksesueshëm për gratë në çdo kuptim. Edhe atëherë, për një kohë të gjatë, pati shumë rezistencë dhe gratë përballeshin me një betejë të vështirë për t’u pranuar”, vijoi Xhaçka.

Por, u shpreh ministrja, “kur shikoj situatën sot dhe e krahasoj me këtë të kaluar të vështirë dhe sfiduese, kuptoj se ka shumë për të festuar. Diplomacia shqiptare po përjeton sot një moment shumë të suksesshëm. Asnjëherë më parë vendi nuk ka qenë kaq aktiv dhe kaq i pranishëm në çështjet botërore”.

“Nga roli i saj aktiv në Ballkanin Perëndimor, në marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n, në zgjerimin e shkëmbimeve të saj me Lindjen e Mesme dhe Azinë, te pjesëmarrja e saj proaktive dhe energjike në organizatat ndërkombëtare dhe mandati i suksesshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shërbimi i Jashtëm i Shqipërisë, vitet e fundit, ka bërë shumë duke pasur parasyh peshën e tij, duke fituar respektin dhe vlerësimin e aleatëve dhe partnerëve”, tha Xhaçka.

“Gratë kanë luajtur një rol vendimtar në këto arritje. Sot, gratë dhe vajzat përbëjnë 57% të Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë. Shqipëria përfaqësohet nga gra ambasadore në disa prej misioneve të saj më të rëndësishme, nga Brukseli, në Uashington, në OSBE e shumë të tjera”, u shpreh Xhaçka.

“Duke e bërë më të hapur Shërbimin e Jashtëm, Shqipëria e ka riaktivizuar dhe rigjallëruar atë. Kështu janë dyfishuar talentet në dispozicion të diplomacisë shqiptare dhe është pasuruar Shërbimi me ide të reja”, nënvizoi Xhaçka.

“Rezultatet janë aty për t’i parë të gjithë. Jo vetëm në diplomaci, sepse ajo që ka ndodhur në diplomaci është vetëm një pjesë e një përpjekjeje shumë më të gjerë në Shqipëri për të fuqizuar gratë dhe për t’u dhënë atyre një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit. Nga ushtria te policia, te administrata dhe sigurisht parlamenti dhe qeveria, gratë shqiptare tashmë janë të përfaqësuara dhe po bëjnë ndryshime pozitive në të gjitha fushat e jetës”, theksoi Xhaçka.

“Kjo është arsyeja pse, gjatë Kryesimit të OSBE-së të Shqipërisë dhe aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne kemi përcaktuar tematikën:‘‘Gratë, Paqen dhe Siguria një nga prioritetet tona kryesore“. Ne besojmë se kemi detyrimin ta ndajmë këtë përvojë pozitive me botën, sepse ajo na ka mësuar se kur grave iu jepet fjala, përfiton shoqëria në tërësi”, përfundoi Xhaçka videomesazhin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci.

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë