Manastirliu: Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, një investim për shërbim akoma më cilësor

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës është një investim i qeverisë shqiptare


Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri, i ndërtuar sipas kushteve bashkëkohore, duke krijuar kështu një tjetër qendër reference me standarde evropiane në vendin tonë.

“Brenda pak muajve, kemi dy investime të cilat janë në zemër të sistemit shëndetësor publik, Spitalin Qendror të QSUT-së dhe Spitalin e Sëmundjeve Interne këtu në Spitalin Universitar të Traumës, një investim i qeverisë shqiptare, me 60 shtretër, me kapacitete tashmë të shtuara, një investim i cili jo vetëm do të mundësojë një shërbim akoma më cilësor për pacientët që do të marrin shërbime këtu, por nga ana tjetër do të mundësojë zgjerimin e shërbimit intern në rang vendi”, tha ministrja Manastirliu.

? ?‍⚕️??‍⚕️????Një tjetër qendër e re reference i shtohet zinxhirit të investimeve në sistemin shëndetësor publik?

? ?‍⚕️??‍⚕️????Një tjetër qendër e re reference i shtohet zinxhirit të investimeve në sistemin shëndetësor publik?

✅ Hapet Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës, një investim i qeverisë shqiptare, me kapacitet 60 shtretër, që do të garantojë standardet më të mira të shërbimit për qytetarët ?

#VetëmPërpara➡️
#PunaPërShëndetësinëQëDuam

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, June 19, 2023

Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për zgjerimin e personelit me mjekë specialistë, pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë dhe vazhdimin e investimeve në Spitalin e Traumës.

“Ne do të riorganizojmë strukturën e këtij spitali, duke i dhënë mundësinë që Spitali i Sëmundjeve të Brendshme të ketë më shumë mjekë të specialiteteve të ndryshme, për të plotësuar të gjithë gamën e shërbimeve, por edhe për të rritur kapacitetet brenda këtij spitali, e nga ana tjetër për të mundësuar vijimin e investimeve. Kemi vijuar investime në teknologji dhe pajisje, sa i përket cilësisë të shërbimit klinik është vërtetë shumë i lartë, sepse investimet në teknologji janë ato që ne jemi duke i bërë vazhdimisht”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e bluzave të bardha, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se, mbështetja për personelin shëndetësor do të vijojë me rritjen e targetuar të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

“Do të vijojmë të mbështesim personelin mjekësor, sa i përket rritjes së pagave që tashmë është rritja historike që ka ndodhur për mjekët specialist, dhe vitin tjetër duke vazhduar me rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe të gjithë infermierët në sistemin tonë spitalor dhe atë parësor”, tha Manastirliu.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës është një investim i qeverisë shqiptare dhe do të ketë kapacitete të shtuara. Spitali i ri me 60 shtretër, është i dedikuar për shërbimet e kardiologjisë, pneumologjisë, neurologjisë, endokrinologjisë, hematologjisë, nefrologjisë, reumatologjisë dhe psikiatrisë dhe është rindërtuar me standardet më të larta.

Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qendror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Së fundmi, në këtë spital është investuar për rinovimin dhe dyfishimin e kapaciteteve të skanerëve në Urgjencën e Traumës, ku aktualisht ky shërbim është në standardet optimale të shërbimit të imazherisë me dy skanerë të rinj që garantojnë mbulimin e plotë të shërbimit në kohë dhe me cilësi.

Spitali Universitar i Traumës pret rreth 70,000 urgjenca në vit, nga të cilat 20,000 urgjenca kirurgjikale dhe 50,000 urgjenca të traumave

Rama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës

Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës

Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.