Shtohen denoncimet për korrupsion në administratat e Ballkanit Perëndimor

Inspektorë dhe drejtues të agjencive për parandalimin e korrupsionit u takuan në Tiranë për të ndarë shifrat dhe përvojat e secilit.


Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve të rajonit, që të zbatojnë me rezultate të dukshme ligjin për sinjalizimin dhe parandalimin e korrupsionit, si pjesë e ecurisë së integrimit të tyre.

Inspektorë dhe drejtues të agjencive për parandalimin e korrupsionit u takuan në Tiranë për të ndarë shifrat dhe përvojat e secilit.

Shqipëria ka miratuar shtatë vjet më parë ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve qysh nga viti 2016, i cili shpresohet të jetë një nga mjetet kryesore në parandalimin e korrupsionit dhe në zbulimin e rasteve konkretë të tij.

Administrata ka aktualisht mbi 200 njësi sinjalizuese qendrore dhe vendore në sektorin publik dhe mbi 500 njësi në sektorin privat, të cilat kanë raportuar 104 raste në 6 vjet ose mesatarisht 17 raste në vit.

“Gjatë vitit 2022 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Ineteresit, si mekanizëm i jashtëm për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtjen kundër hakmarrjes, ka regjistruar dhe hetuar administrativisht gjithsej 13 raste sinjalizimi si dhe dy kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja, të cilat vijnë nga sektori publik”, thotë Mirela Gega, përfaqësuese e ILDKPI-së në konferencën e sotme.

Në shumicën e rasteve, pas hetimeve administrative, masat kanë qenë gjoba për zyrtarë në konflikt interesi si dhe largim nga puna.

Qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes vlerëson se të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor po punojnë për të zbatuar ligjin për sinjalizuesit dhe parandalimin e korrupsionit me rezultate konkrete.

Në rastin e Shqipërisë, thotë drejtuesi i saj Arjan Dyrmishi, janë ende të paqarta ndikimi dhe rezultatet e zbatimit të tij, derisa asnjë rast nuk ka përfunduar ende përpara organeve të drejtësisë.

“Kontributi i sinjalizimit nuk është i konsiderueshëm, për të thënë të vërtetën. Ka patur në vite sinjalizues për korrupsionin, por ne nuk dimë se cili ka qenë ndikimi, sepse nuk kemi parë që ndonjë çështje dministrative të jetë shndërruar në çështje prokurorie”, thotë zoti Dyrmishi.

Kosova miratoi 3 vjet më parë ligjin për parandalimin e korrupsionit, dhe sipas ekspertëve duket se po ecën më mirë nga vendet e rajonit me zbatimin e tij, gjykuar nga koha e shkurtër e veprimit.

Drejtuesi i agjencisë për paradalimin e korrupsionit në Kosovë, Yll Buleshkaj, thotë se rezultatet erdhën, megjithë mungesat në kapacitete njerëzore dhe teknike, si dhe vështirësitë në mbrojtjen e sinjalizuesve, nisur nga fakti se shoqëria dhe administrata janë numerikisht të vogla dhe të gjithë njohin të gjithë.

“Në vitin 2020 Kosova shënoi 10 rastet e para, dhe pas vitit të pandemisë i trefishoi raportimet në 39 raste, ndërsa vitin e fundit regjistroi 100 raste”, thotë zoti Buleshkaj.

Edhe atje ndërtimtaria vlerësohet si sektori me riskun më të lartë për korruptim administrativ, duke nisur nga lejet dhe deri tek shkelja e të drejtave një punonjësve.

Mali i Zi raportoi 188 sinjalizime gjatë vitit 2022, që janë 30 për qind më shumë se sa në vitin 2021.

Maqedonia e Veriut po ashtu regjistroi 46 raste në 3 vjet vetëm nga kanale të jashtme dhe një seri sinjalizimesh nga njësitë e brendshme.

Bashkimi Europian ka nxjerrë një direktivë, që të gjithë vendet anëtare dhe kandidate ta miratojnë dhe zbatojnë atë ligj.

Për vendet e Ballkanit perëndimor rezultatet në zbatimin e këtij ligji shihen si një provë e integritetit të administratës publike dhe ecurisë së integrimit të tyre në Bashkimin Europian./ VOA

Lexo më shumë nga

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…