Një film, dy histori dhe një kërkesë Monikës

Monika, kjo mjeshtre e rrëfimit televiziv, duhet të nxitojë për në Shkodër. Edhe pak ditë, sa pa ikur në…


Nga Martin Leka

E kam parë disa herë dokumentarin kushtuar At’ Zef Pllumit, Fratit të kujtimeve. Gjithë historia e Padër Zefit është një histori shumëdimensionale, e aftë të të bëjë të besosh në Liri, në Fe e Atdhe!
Në këtë kohë të trazuar, ku të sillen nëpër këmbë soj e sorrollop njerëzish me karakter të cunguar e krejt pa karakter, gangsterë e idiotë të padobishëm, çaprazë e budallenj, arrogantë e të pa tru, lëpirës e shejtanë, të pasur po pisa, jesmenë e lëpirësa, e gjeta prehjen time i zhytur në jetën e “Fratit të kujtimeve” të Monika Stafës, gazetares pozante e të lirë! Me një rrëfim unik, me plane impresionuese, me vijimësi pa shkëputje të ngjarjeve e gjer tek muzika rrenqethëse dhe e dashur, dokumentari na mëson jo vetëm historinë e shëmtuar të mënxyrës së regjimit ndaj Klerit Katolik. Ai na jep shembuj të madhërishëm Karakteri e Dashurie.

Martin Leka

 

Nuk është qëllimi të analizoj dokumentarin as në përmasat historike, as në ato artistike. Nuk është as qëllimi, as mundësia ime. Nuk marr përsipër punët që u takojnë të tjerëve. Aq sa shkrova më lart janë impresionet e mia mbi objektin dhe subjektin e filmit, duke patur njëkohësisht edhe një simpati superiore gjer në adhurim për At’ Zef Pllumin e Malit të Rrencit… Por jo vetëm kaq.

Dr. Monika Stafa

 

Monika, kjo mjeshtre e rrëfimit televiziv, duhet të nxitojë për në Shkodër. Edhe pak ditë, sa pa ikur në Boston, aty, tek Coloseu, mund të takojë një tjetër Dëshmitar kujtimesh, Viktor Martinin! E njoh që prej vitit 1991, kur gazetarët endeshim si endacakë në kërkim të ngjarjeve që lënë gjurmë. Atë botë ika në Shkodër, se në Lezhë më tha dikush se Viktori ishte një prej atyre që në fillim të Janarit 1990 kishin tentuar të hidhnin në erë bustin e Stalinit në Shkodër. Duke pyetur nëpër Shkodër, në Kafen e Madhe u gjet dikush që më dërgoi tek shtëpia e Martinajve. Ai fliste e unë shkruaja në një fletore të madhe 64 lekëshe. Që prej asaj kohe, më shumë falë atij, unë e kam fituar e ruajtur miqësinë me Viktorin. Ai jeton në Boston. Vendosi të ikë, pasi me gjithë kontributin në rrëzimin e sistemit, si “shpërblim” nga presidenti i atëhershëm mori ofertë një “vizë” Qipriote për të punuar në bujqësi osë ndërtim?!…

Pjetër Mëshkalla dhe Viktor Martini

 

Ka hyrë në burg 16 vjeç. Ka një kalvar familjar vuajtjesh që të duket e pabesueshme ose histori filmash surrealë ku edhe mendja brilante e një skenaristi do ta kishte zili. Por e vërtetë ama. Ajo që më bën përshtypje sa herë e takoj, është mungesa e urrejtjes, megjithë vragat që i kanë lënë vuajtjet. Ai nuk urren. Ai lutet dhe fal. Ai ka shumë dashuri. Sidomos për bashkëvuajtësit e tij. Ditën që ika nga Shkodra para 5 ditësh, ai do priste një bashkëvuajtës të burgut të Burrelit. E di kush ishte Monika? Një personazh i filmit tënd, Gjetë Kadeli.Sa herë takohem me Viktorin, nuk mbetem pa histori. Ca i mbaj mend, ca i shkruaj të mos i harroj. Po të tregoj dy të fundit.

Kishte shok burgu At’ Pjetër Mëshkallën. Kur u lirua për hërë të parë At’ Mëshkalla, i la amanet Viktorit një fletore me ca fletë ku kishte shkruar disa poezi. “Mundohu të mi nxjerrësh ti kur të dalësh”, i kishte thënë Mëshkalla. Viktori doli pas 6 muajsh. Sapo doli, i shkoi në shtëpi At’ Pjetri.

-Ku e kam fletoren, e pyet?

-Nuk e nxora dot, i thotë Viktori.

At’ Pjetrit i ishte nxirë fytyra nga inati…

Atëherë, Viktori filloi ti recitojë të gjitha poezitë që kishte shkruar në fletore At’ Pjetër Mëshkalla. Duke parë regjimin e tmerrshëm të burgut dhe pamundësinë për ta nxjerrë fletoren, Viktori i kishte mësuar përmendësh të gjitha poezitë. Ishin vitet ’63-’64…

Kur u martua Viktori, kurorëzmin e bëri At’ Mëshkalla. Në shtëpinë e Viktorit. Pasi lexoi ritet kishtare, At’ Pjetri kërkoi unazat për çiftin.

-Nuk kishim unaza, tregon Viktori. Nuk kishim mundësi për to.

-Më sillni dy fije bari, kishte thënë At’ Mëshkalla. Dhe u kishte vënë në gisht nga një rreth me fije bari, duke thënë:

Viktor, një çift nuk e lidh materiali.

E lidh dashuria…

/ Pena.al

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.