Xhixho letër ambasadorëve: Emergjencë, krijimi i regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i drejtoi sot një letër të hapur të gjithë ambasadorëve në vend, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit.


Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i drejtoi sot një letër të hapur të gjithë ambasadorëve në vend, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit.

Si inicuese e ligjit për “Regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”, Xhixho shprehu angazhimin maksimal në vënien e tij në shërbim të sigurisë së fëmijëve në kopshte, shkolla dhe në të gjitha mjediset që ata frekuentojnë.

“Fatkeqësisht, gati 1 vit pas miratimit të ligjit, regjistri nuk është krijuar, edhe pse kam kërkuar edhe zyrtarisht informacione nga organet pëgjegjëse me qëllim nxitjen e vënies në zbatim sa më parë të ligjit. Ndaj sot u jam drejtuar me një letër të hapur ambasadorëve që veprojnë në vend, në mënyrë që të rritim ndërgjegjësimin për këtë shqetësim shumë të madh”, shkruan Xhixho në rrjetet sociale.

Ajo kujtoi se në 21 korrik të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 124 vota pro dhe vetëm një abstenim ligjin për “Regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale”.

“Qëllimi i ligjit është krijimi i një mekanizmi kombëtar për monitorimin e të gjithë personave që kryejnë krime seksuale. Fokusi i këtij ligji është mbrojtja sidomos e fëmijëve nga çdo formë e abuzimit seksual. Hartimi dhe miratimi i këtij ligji ka qenë një domosdoshmëri për shumë vite në Shqipëri, pasi sipas statistikave, thuajse 80 për qind e krimeve seksuale në Shqipëri kryhen kundër fëmijëve dhe adoleshentëve”, u shpreh ajo.

Sipas Xhixhos, në 22 janar 2023, ligji hyri në fuqi, gjashtë muaj pas miratimit të tij, por fatkeqësisht nuk është bërë ende i zbatueshëm, duke qenë hapur në shkelje të ligjit.

“Përgjatë kësaj kohe, të gjitha institucionet përgjegjëse kishin kohën e mjaftueshme për të regjistruar të gjithë të dënuarit për krime seksuale dhe për ta vendosur regjistrin në dispozicion të palëve të interesuara, sipas përcaktimeve ligjore në e-Albania. Ligji ngarkon me përgjegjësinë e krijimit të regjistrit brenda 6 muajve nga momenti i miratimit në Kuvend Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet në varësi të tyre. Kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga miratimi i ligjit dhe regjistri nuk është ende i aksesueshëm për publikun”, theksoi Xhixho.

Si propozuese e këtij ligji, ajo u shpreh se ka kërkuar informacion pranë institucioneve përgjegjëse për hartimin e regjistrit, por përgjigjja ka qenë se regjistri nuk është krijuar akoma.

“Duke e konsideruar emergjencë krijimin e këtij regjistri, në respekt të ligjit të miratuar me shumicë votash, kërkoj mbështetjen tuaj në drejtim të punës me institucionet që kanë detyrimin ligjor për ta bërë atë të aksesueshëm për qytetarët”, theksoi ajo.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…