Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, ku theksoi rëndësinë e një kujdesi shëndetësor më pranë qytetarëve dhe të koordinimit më të mirë të shërbimeve në funksion të pacientit.

Gjatë takimit, Spahiu u shpreh se puna për përmirësimin e kujdesit shëndetësor kërkon angazhim dhe bashkëpunim të përditshëm, me fokus në adresimin konkret të nevojave të pacientëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përdorimin e teknologjisë në shërbimet shëndetësore. Spahiu bëri të ditur se, nëpërmjet AKSHI-t, kodi i recetës elektronike do të jetë i integruar në sistemin e farmacive, duke synuar më shumë transparencë dhe lehtësi për qytetarët.

Një tjetër fokus i diskutimit ishte vlerësimi i fëmijëve me probleme të spektrit të autizmit, si dhe personave të moshës së tretë që ndodhen në qendra rezidenciale, të cilët u cilësuan si kategori vulnerabël.

Sipas Spahiut, vlerësimi i këtyre kategorive po nis në të gjithë vendin dhe pritet të shoqërohet me një protokoll të përcaktuar, në mënyrë që pas vlerësimit pacientëve t’u ofrohet edhe rruga e duhur e trajtimit dhe shërbimit, pa u kufizuar vetëm në orientimin drejt një strukture tjetër shëndetësore.

Spahiu foli edhe për ndërhyrjet në shërbimet pediatrike, duke theksuar se për raste akute mund të ndërmerren ndërhyrje të posaçme, sipas moshës dhe nevojave të pacientëve.

“Puna për një kujdes shëndetësor më pranë qytetarit kërkon angazhim, bashkëpunim dhe përkushtim çdo ditë”, tha Spahiu, duke nënvizuar synimin për një rrugë më të thjeshtë, më të koordinuar dhe më njerëzore për pacientin.

/Marrë nga ATSH

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët