Xhaçka në Bruksel: Stabiliteti në rajon duhet të mbështetet fuqimisht nga BE

Ministrja Xhaçka po merr pjesë sot në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi sot se stabiliteti në rajonin e Ballkanit duhet të mbështetet fuqimisht nga Bashkimi Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale Xhaçka ndau momente nga takimet e nivelit të lartë që ka zhvilluar në Bruksel.

“Diskutim konstruktiv në Bruksel me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe mënyrat se si të forcojmë bashkëpunimin tonë. Stabiliteti në rajonin tonë është kritik në kontekstin aktual të sigurisë dhe duhet të mbështetet fuqimisht nga BE-ja”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka po merr pjesë sot në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.

Në këtë takim po trajtohen çështje të bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian, çështje të sigurisë etj. Xhaçka ka në axhendë edhe takim dypalësh me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. /ATSH

Këlcyra është qyteti më i lashtë i Shqipërisë!

DODONA, sot ka vendlindjen, shtëpinë e saj me fakte dhe argumente dhe ajo është Këlcyra.

Global 360

Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë, Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.