David Kostelancik, zyrtarisht ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

Kostelancik ishte propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim.

Senati amerikan miratoi sot kandidaturën e diplomatit të karrierës, David Kostelancik për postin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shkruan faqja foreign.senate.gov.

Kostelancik ishte propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim.

Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci. Ai ka punuar edhe në ambasadën amerikane në Tiranë.

Kostelancik deklaroi se lufta kundër korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor është përparësi e SHBA-së.

Ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit.

Aktualisht mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon. Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht.

Nga Londra në Edinburg, Ansambli Kombëtar vijon rrugëtimin e kulturës shqiptare në skenat ndërkombëtare

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot se më 23 nëntor Ansambli Kombëtar i Këngëve…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nga Londra në Edinburg, Ansambli Kombëtar vijon rrugëtimin e kulturës shqiptare në skenat ndërkombëtare

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot se më 23 nëntor Ansambli Kombëtar i Këngëve…