Rama: Duhet unifikim i taksave për biznesin e vogël në të gjitha bashkitë

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot unifikimin e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël në të gjitha bashkitë e vendit.


Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot unifikimin e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël në të gjitha bashkitë e vendit.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, Kryeministri theksoi për taksat dhe tarifat vendore, Partia Socialiste duhet të ketë një kontratë unike të qartë dhe detyruese për të gjithë kandidatët e saj në rang kombëtar.

“Nuk bën më sens që qeveria ta ketë zero taksën për biznesin e vogël, kurse bashkitë ta ngarkojnë biznesin e vogël me tarifa”, shtoi kryeministri.

Rama theksoi angazhimin për të rritur volumin e apartamenteve sociale edhe përmes reformës së fundit të strehimit të përballueshëm, si dhe për të adresuar nevojën për më shumë shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore në një Tiranë që rritet dhe që zgjerohet pa pushim.

Po ashtu, Rama theksoi se fokusi do të jetë zgjerimi i ofertës turistike të Tiranës me rrjetin e ri të muzeve në shtëpitë monument kulture pasi janë shpëtuar nga shembja përmes shpronësimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

“Edhe sistemin e administrimit të ujit dhe mbetjeve do ta çojmë në një nivel tjetër duke u nisur nga Tirana dhe pastaj në krejt Shqipërinë, përmes partneritetit të ri strategjik që po ndërton qeveria me operatorë të mëdhenj europianë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet unifikim i taksave për biznesin e vogël në të gjitha bashkitë

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot unifikimin e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël në…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duhet unifikim i taksave për biznesin e vogël në të gjitha bashkitë

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot unifikimin e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël në…