Rama për strehimin social: Deri në 2030-n, dorëzojmë 55.000 çelësa

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama deklaroi sot se me ligjin e ri të miratuar në parlament dy ditë më parë, do të adresojnë nevojën për strehimin e përballueshëm duke krijuar një shtresë te re në mes strehimit të tregut të lirë dhe strehimit social.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së, Rama tha se 10.000 familjet e para do te kenë shansin të marrin çelësin e shtëpisë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ai vuri në dukje se përmes ligjit të ri për strehimin do ofrohet mbështetje për shtresën e strehimit të përballueshëm, kredi pa interes për shtëpinë e parë, garanci të shtetit për atë që nuk i ka kursimet e kolateralit, mbështetje deri në gjysmën e qerasë, lagje me banesa sociale, banesa të përballueshme dhe banesa të ngrihen krah për krahë me shkollën dhe me kopshtin.

“Ne kemi ambicien që deri në 2030-n, e kemi të shkruar në programin tonë të 2025-s, të dorëzojmë 55.000 çelësa sipas gjitha këtyre kategorive ku shteti u gjendet pranë të gjithë atyre që meritojnë një mbështetje për të pasur çatinë e tyre”, deklaroi ai.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se “një qytet që ndërton gjithnjë më shumë si Tirana, po ku gjithnjë më pak të rinj kanë mundësi të shikojnë një shtëpi edhe të mendojnë se mund ta kenë. Ka një problem që nuk zgjidhet duke ndërtuar edhe më shumë, por duke e parë rritjen e Tiranës si një burim mundësish për të përfshirë edhe më shumë njerëz në shpërndarjen e kësaj pasurie të patundshme”.

Lexo më shumë nga

Rama për strehimin social: Deri në 2030-n, dorëzojmë 55.000 çelësa

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama deklaroi sot se me ligjin e ri të miratuar në parlament dy ditë…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për strehimin social: Deri në 2030-n, dorëzojmë 55.000 çelësa

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama deklaroi sot se me ligjin e ri të miratuar në parlament dy ditë…