Prezantohet paketa e ndërhyrjeve për mbrojtjen e fëmijëve, 13 nisma dhe 10 reforma konkrete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar 185 rekomandime të paraqitura nga 19 institucione dhe organizata, duke i përmbledhur në 13 nisma dhe 10 reforma konkrete për të garantuar një sistem të fortë mbështetës për fëmijët dhe prindërit.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar 185 rekomandime të paraqitura nga 19 institucione dhe organizata, duke i përmbledhur në 13 nisma dhe 10 reforma konkrete për të garantuar një sistem të fortë mbështetës për fëmijët dhe prindërit.

Në vijim të porosisë së Kryeministrit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar propozimet në një paketë ndërhyrjesh që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e shërbimeve për fëmijët.

Në mbledhjen e zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, u dakordësua Deklarata e Përbashkët, si një angazhim institucional për mbrojtjen, dinjitetin, pjesëmarrjen dhe garantimin e shanseve të barabarta për çdo fëmijë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e respektimit të së drejtës së fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike, si dhe përgjegjësinë institucionale për t’i mbrojtur nga çdo formë dhune, manipulimi dhe shfrytëzimi.

Ajo u shpreh se “kemi përgjegjësinë për t’i mbrojtur ata nga çdo formë dhune, manipulimi, shfrytëzimi apo përfshirjeje në veprime që cenojnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre”.

Ministrja prezantoi nismat konkrete për fëmijët që veprojnë bashkë midis ministrisë, bashkive, shkollave, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit

“Nisma e parë, platforma kombëtare e dialogut me shoqërinë civile dhe me fëmijët. Nisma e dytë, siguria e fëmijëve në mjedisin digjital. Nisma e tretë, fëmijët vendosin. Nisma e katërt, zëri ynë. Nisma e pestë, Forumi i përvitshëm kombëtar i fëmijëve. Nisma e gjashtë, pasaporta kulturore e fëmijës. Nisma e shtatë, pasaporta e vullnetarizmit. Nisma e tetë, lidhja me diasporën. Nisma ekoshkolla. Nisma tjetër, klubet e debatit dhe aktivizimit dhe nisma e fundit, hapësira gjithëpërfshirëse”, tha ministrja Spahiu.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që Këshilli Kombëtar të funksionojë si një strukturë aktive, me një plan konkret dhe të kalendarizuar, për të ndjekur zbatimin e masave në mbrojtje të fëmijëve. “Qëllimi i këtij këshilli është që të jetë aktiv dhe një instancë ku flitet për gjërat që do bëhen dhe të arrijmë në një plan konkret të kalendarizuar për hapat e mëtejshëm që jemi duke bërë”.

Në përfundim të takimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nënshkruan Deklaratën e Përbashkët, duke formalizuar angazhimin institucional për zbatimin e nismave dhe masave konkrete.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët, institucionet morën përsipër të koordinojnë punën për zbatimin e masave të propozuara.

“Me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët, morëm përsipër të koordinojmë punën për zbatimin e këtyre masave, me përgjegjësi të përcaktuara dhe rezultate që duhet të ndihen në jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre”, u shpreh Kumbaro.

Rekomandimet e konsoliduara adresojnë zbatimin më efektiv të kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, financimin e qëndrueshëm dhe bashkërendimin më të mirë të shërbimeve. Një pjesë e masave lidhen me Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 dhe Planin e Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, ndërsa të tjera përfaqësojnë ndërhyrje të reja për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

Burimi ATSH

Prezantohet paketa e ndërhyrjeve për mbrojtjen e fëmijëve, 13 nisma dhe 10 reforma konkrete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar 185 rekomandime të paraqitura nga 19 institucione dhe organizata, duke i përmbledhur…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet paketa e ndërhyrjeve për mbrojtjen e fëmijëve, 13 nisma dhe 10 reforma konkrete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar 185 rekomandime të paraqitura nga 19 institucione dhe organizata, duke i përmbledhur…