Inaugurimi i Legatës së SHBA në Tiranë, Mbreti Zog kërcim me gruan e ambasadorit amerikan

Gazeta amerikane “St. Louis Post-Dispatch”: Mbreti i Shqipërisë do të kërcejë me znj. Charles C. Hart


Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të enjten e 6 qershorit 1929, në ballinë, një shkrim mbi ngjarjen e bujshme të pjesmarrjes së Mbretit Zog asokohe në inaugurimin e Legatës së të SHBA-ve në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu premton se do të kërcejë me gruan e të dërguarit të SHBA-ve

Mbreti i Shqipërisë do të bëjë daljen e tij të parë publike në inaugurimin e Legatës Amerikane

Nga Associated Press.

Tiranë, Shqipëri. 6 qershor. — Mbreti Zog ka pranuar të përurojë ndërtesën e re të legatës amerikane, e cila është me shpejtësi drejt përfundimit dhe që është struktura e parë e ngritur kudo në botë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për përdorim specifik të një legate ose ambasade.

Mbreti gjithashtu ka premtuar se do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga ngjitja në fron duke marrë pjesë në një ballo dhe pritjen që do të hapë ndërtesën e re të legatës. Ai do të kërcejë me znj. Charles C. Hart, Minneapolis, Minn., gruan e ministrit (ambasadorit) amerikan. Kjo do të jetë hera e parë që sovrani i ri europian do të shkelë në një legatë të huaj dhe hera e parë që do të marrë pjesë në një kërcim (vallëzim) publik.

Hart, dikur korrespodent i gazetës së Uashingtonit, ka ftuar 1000 të ftuar në hapjen e ndërtesës së re të legatës, të cilën e ka projektuar vetë. Mbreti Zog do të mbajë një fjalim.

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…