“Rikthimi”, romani me mistikën hebraike dhe rrënjët shqiptare

Ky është një roman që ngre në shtatore njeriun, nuk ka rëndësi nëse ai i përket një etnie apo një feje tjetër.


Nga Enkel Demi

– Le të jetë kjo një letër…

Tash po shkruaj për dy arsye:

E para, sepse në roman ka copëza letrash që personazhet shkruajnë. Ja nisin sho-shoqit, flasin, shkëmbejnë të rejat, parashohin kobe e gjëma, ndaj më duket sikur me këtë letër po bëhem edhe unë pjesë e këtij libri të arrirë.

E dyta, pasi dua të mbaj një premtim që e dhashë për një arsye më madhore që ishte leximi.

Shpesh mbetem i pagojë nga poezia.

Gjithmonë kam thënë që poezia rrëfen një histori, një ngjarje, nuk ka vetëm ndjesi, ndaj do të isha tejet i ngucur për të parë se si kjo poezi mund të kthehej në prozë.

Në fakt, romani “Rikthimi” është tejet koherent me poezinë, jo vetëm nga personazhi kryesor Hannah që e gjen kudo në vargje ndonjëherë edhe si Anja, por ajo që më bën përshtypje dhe më çoi deri në fund të librit në pak orë është kjo grua e fortë si shkëmb, por në të njëjtën kohë e brishtë si fija e barit në stuhi.

Në romanin “Rikthimi” njerëzit janë të gjithë me nga një histori të rëndë pas shpine. Duket sikur galeria e tyre tregojnë të njëjtën luftë, e cila përsëritet në toka e kohë të ndryshme. Janë hebrenjtë që lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar përndjekjes e shfarosjes dhe gjejnë strehë në Prizren.

Janë shqiptarët kokëprerë në Raçak. Janë boshnjakët, sllovenët e ish-Jugosllavisë, afganët, çamët në Janinë, por edhe marria e kaosit të vitit të mbramë ’97, për ta mbyllur me kotësinë e luftës ndaj armikut të “padukshëm”, I cili përthithi këto motet e fundit me gojcat që fshinë fytyrën e njerëzisë.
Personazhet edhe kur duket se janë në tokë të fortë, larg gjëmës, kanë fatin ogurzi ta pësojnë, sepse u shembet ballkoni apo gjenden në vendin e gabuar, kur shpërthen një akt terrorist dhe bota bëhet lëmsh.

Njerëzit e zemrës vrasin veten, por vdekja i zbukuron edhe më shumë, pasi ata mbijetojnë me kujtimin që lënë pas. Kohët shkrihen në kohë. Tregohet Shoah duke përjetuar tmerrin e një kanali ku trupat e shqiptarëve janë vrarë nga milicët serbë.

Ky është një roman që ngre në shtatore njeriun, nuk ka rëndësi nëse ai i përket një etnie apo një feje tjetër.

Një ambasador turk si Zoti Çam, një gazetar si Omari, një burrë i fjalës si Muhamed R., një mendje e ndritur si Mad. R. janë po aq njerëz të mëdhenj sa Johani, Abrahami, gjyshja Thalin apo Kozeta, e cila i heq vërjetje të birit, teksa e mëson të lutet: “Biri i njeriut lutet sipas besimit që ka për të tjerët dhe veten, pavarësisht vendit ku ndodhet. Mos të dëgjoj më gjëra të tilla Alfred!”.

Ky është një roman që mua më pëlqen shumë, megjithëse do ia ndërroja titullin, do ia bëja “Fëmijët e dritës”, siç do të quheshin kujtimet e Abrahamit, por kjo nuk është as vërejtje, madje është thjesht një përshtypje.

Dua të ndalem pak në mistikën hebraike dhe në rrënjët identitare. Njeriu, sipas mendimit tim krejt të palatuar, është afër Hyjit, kur e mban atë kudo me veten, kur është në dialog me të, madje kur dyshon në të apo kur është shpresëplotë në të.

Njohja me rabinin Johan ndodh në një çast dyshimi, frike në Zot të rabinit, por edhe besimi, më tej akoma bekimi të Hannas. Sipas meje, kjo është mrekullia e të qenit afër Zotit e këtyre dy njerëzve krejt të panjohur mes tyre, njëri dyshon, e tjetri beson. Askush nuk e përmend emrin e të plotfuqishmit, por secili e ka para syve atë.

RIKTHIMI është një libër që rrëfen dashurinë e pamatë për rrënjët identitare, Kosovën në radhë të parë, për Shqipërinë dhe mbi të gjitha për Jeruzalemin.

Në këtë libër ku vdekja është ulur këmbëkryq, ashtu si Jezu Krishti vdekja mundet me ngadhnjimin e lindjes së një jete të re.

Lexo më shumë nga

Festivali “Marie Kraja”, Veliaj iu dhuron “Kullën e Sahatit” personaliteteve të Operas Botërore

Kryebashkiaku: Krenar për këtë traditë që është kthyer në trashëgimi të qytetit

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Festivali “Marie Kraja”, Veliaj iu dhuron “Kullën e Sahatit” personaliteteve të Operas Botërore

Kryebashkiaku: Krenar për këtë traditë që është kthyer në trashëgimi të qytetit