Zelensky i kërkon ushtrisë të jetë gati në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ukrainase “duhet të jenë gati” në kufirin me shtetin fqinj, Bjellorusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 11 janar se forcat ukrainase “duhet të jenë gati” në kufirin me shtetin fqinj, Bjellorusinë.

“Përveç deklaratave, ne nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi gati si në kufi ashtu edhe në rajone”, tha ai.

Këto deklarata Zelensky i bëri pas një vizite në një rajon perëndimor të Ukrainës, ku diskutoi për mbrojtjen kufitare, mes spekulimeve në lidhje me potencialin për një ofensivë ruse përmes Bjellorusisë.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundit të inteligjencës ka analizuar njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që do të mbahen në pjesën e dytë të janarit dhe ka minimizuar rëndësinë e prezencës së re të helikopterëve të ushtrisë ruse pranë Minskut.

Duke adresuar frikën e vazhdueshme lidhur me përhapjen e luftës në Ukrainë, inteligjenca britanike tha se dislokimi i ri i avionëve rusë në Bjellorusi, që gjendet në kufi me Ukrainën, “ka të ngjarë që të jetë vërtetë për ushtrime, sesa përgatitje për ndonjë ofensivë të re kundër Ukrainës”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës edhe pse lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka tentuar që të minimizojë rolin e shtetit të tij në konflikt.

Komandanti i forcave mbrojtëse të Kievit, gjenerallejtënant Oleksiy Pavlyuk, tha më 10 janar se ushtria ukrainase po forcon pozicionet mbrojtëse në veri dhe qyteti po përgatitet për një ofensivë të mundshme nga kufiri bjellorus./ REL

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…