
Tag: Turist
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se modeli i ardhshëm i zhvillimit të turizmit në bregdet nuk do të jenë ato që i quajti si “kampe për refugjatët e pasur”.
TEA e sjell informacionin të organizuar në një format të thjeshtë, duke u mundësuar udhëtarëve të planifikojnë lehtësisht itinerarin e tyre të pushimeve.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, komentoi rritjen e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë deri tani, të cilët kanë arritur në mbi 9 milionë vizitorë, ndërsa shtoi se prioritet i prioriteteve është rritja e cilësisë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se plazhi i Ksamilit dhe ai i Dhërmiut duhet të jenë plazhe publike, ndërsa tërhoqi vëmendjen për “dhunimin” e këtyre plazheve nga subjektet private.
“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, kështu u shpreh sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se “në periudhën janar– gusht 2025 Shqipëria ka mirëpritur gati 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024”.
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e së martës pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
Policia e Gjirokastrës dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkuan në ndihmë tre turistëve, të cilët duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.
Kalaja e Rozafës në Shkodër është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës
Pamjet tregojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ndërsa vizitorët tërhiqen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale.








