
Tag: Turist
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e qytetit, një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.
Përballë Vlorës shtrihet një prej zonave më të paprekura dhe spektakolare të bregdetit shqiptar. Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit, të rrethuar nga ujëra të kristalta, shkëmbinj të thepisur, shpella dhe gjire të izoluara, ofrojnë një tjetër dimension të Shqipërisë turistike, shkruan Charlotte Lacroix në një artikull në median franceze “Le Figaro Nautisme”.,
Apolonia është destinacion i çdo stine, por vera shënon fluksin më te lartë të turistëve.
Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”.
Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave po hyn në një fazë të re, me synimin që brenda vitit 2027 të kalohet nga evidentimi dhe projektimi në investime konkrete.
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga “e përditshmja në Kalanë e Krujës”, ku turistë të shumtë eksplorojnë një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike shqiptare.
Shkodra vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me Kalanë e Rozafës që këtë verë ka regjistruar një tjetër rekord.
Gjirokastra vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët e zgjedhin qytetin e gurtë për historinë, arkitekturën, peizazhin dhe gastronominë.
Nëse kërkoni një ekuilibër mes shijimit të disa ditëve të qeta dhe mundësisë për të zbuluar një mori atraksionesh turistike e kulturore, përgjigjja është udhëtimi në Shqipëri, shkruan revista spanjolle e turizmit “Viajar”.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rritje të ndjeshme të trafikut ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.









