
Tag: Sport
Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer në Botërorin e Skive. Në garën e Slalomit të zhvilluar në Gurgl të Austrisë, Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, mori sërish vendin e dytë në disiplinën e Slalomit.
Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.
Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka komentuar shortin e “play-off”-it të Kupës së Botës, ku skuadra e tij do të përballet me Shqipërinë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha sot pas shortit të “play off” për Botërorin 2026, se Polonia është kundërshtar i vështirë, por Shqipëria do i luajë shanset në Varshavë.
Shqipëria do të luaj në “play off”, në kuadër eliminatoreve të Botërorit 2026 përballë Polonisë, teksa Kosova ndaj Sllovakisë.
FIFA publikoi sot renditjen e përditësuar të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor.
Kombëtarja U-21 fitoi edhe miqësoren e dytë të nëntorit ndaj Ukrainës U-21 me rezultatin 2-0.
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, komentoi pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke theksuar se për 70 minuta ekipi shqiptar luajti në nivel të barabartë me kundërshtarin dhe se është krenar për paraqitjen e lojtarëve.
Trajneri i Anglisë dha një mesazh optimizmi për Kombëtaren shqiptare, duke theksuar potencialin e saj për të arritur në Botëro








