Botërori 2026 – Shqipëria do të ndeshet me Poloninë, Kosova me Sllovakinë

Shqipëria do të luaj në “play off”, në kuadër eliminatoreve të Botërorit 2026 përballë Polonisë, teksa Kosova ndaj Sllovakisë.


Shqipëria do të luaj në “play off”, në kuadër eliminatoreve të Botërorit 2026 përballë Polonisë, teksa Kosova ndaj Sllovakisë.

Shorti u hodh në selinë Federatës Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në Zyrih të Zvicrës.

Në rast fitore, Shqipëri do të ndeshet me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi. Ndërsa Kosova me fituesen e çiftit; Turqi-Rumani.

Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars 2026 dhe finalet më 31 mars 2026.

Të dyja skuadrat ishin në Vazon e Tretë, duke shmangur një përballje mes tyre. Skuadra e Shqipërisë dhe Kosovës ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë dhe do të jetë ndeshje teke. Kjo pasi ekipet e vazos së dytë kanë koeficient më të lartë e kësisoj janë më të favorizuara në këtë turn. Ndeshja nëse mbyllet në barazim, do të vazhdojë me shtesë dhe nëse edhe gjatë kohës shtesë nuk ka fitues, fati i kualifikimit do të vendoset nga goditjet e 11-të metërshit.

Skuadrat fituese të këtij turni, në raundin tjetër nuk do të kenë më ndeshje teke, por do të luajnë dy ndeshje me sistemin vajtje-ardhje.

Nga shorti i hedhur në Zvicër, Italia do të përballet me Irlandën e Veriut, Uellsi me Bosnjë Hercegovinën, Ukraina me Suedinë, Turqia me Rumaninë, Danimarka me Maqedoninë e Veriut dhe Çekia me Irlandën

Vetëm katër ekipe nga 16 pjesëmarrëse do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës 2026.
Shqipëria dhe Kosova janë vetëm dy hapa larg ëndrrës së madhe botërore dhe me formën e deritanishme dhe shpirtin luftarak të skuadrës së Silvinjos, ky moment historik duket më pranë se kurrë më parë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Historike për gazetarinë sportive shqiptare. Ervin Baku zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AIPS Europe

Është hera e parë që një gazetar sportiv shqiptar zgjidhet në forumet drejtuese të AIPS-it.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Historike për gazetarinë sportive shqiptare. Ervin Baku zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AIPS Europe

Është hera e parë që një gazetar sportiv shqiptar zgjidhet në forumet drejtuese të AIPS-it.