Shkolla “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, sukses i partneritetit gjermano-shqiptar në arsimin profesional

Përfaqësues të ambasadës gjermane në Tiranë dhe përfaqësues të Dhomës Zejtare të Dortmundit vizituan shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, ndërsa vlerësuan këtë bashkëpunim si “hap të rëndësishëm për arsimin profesional”.