
Tag: Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 27 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim.
Në kuadër të partneritetit me FINCANTIERI, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në divizionin e Anijeve Detare të kompanisë në Muggiano, Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vend, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi takim me sportistët elitarë, pjesë e Forcave të Armatosura, ku u diskutua mbi nismën për përfshirjen e tyre në organizimin e klasave sportive si program ekstrakurrikular në strukturat dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte sot i pranishëm në eventin për marrjen në dorëzimin nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se vendimi vjen në zbatim të premtimit të bërë publikisht nga Kryeministri për të vlerësuar punën e forcave të angazhuara në menaxhimin e emergjencave.
Në regjimentin e Operacioneve Speciale (ROS), në Zall Herr u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit “Komando” dhe kursit të “Operatorit të Zbulimit”.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha sot se ky është një ndër vitet më të mira në përballimin e zjarreve.
67 oficerë të rinj, mes tyre 10 nga Republika e Kosovës përfunduan me sukses programin njëvjeçar të Kursit të Përgatitjes së Oficerëve në Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA).
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë përpjekjet për të afruar të rinjtë përmes procesit të rekrutimit, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe përfitime që lidhen me statusin e ushtarakut.








