Nufi: 2026, një nga vitet më të mira në përballimin e zjarreve, rezultat i investimeve dhe përgatitjes paraprake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha sot se ky është një ndër vitet më të mira në përballimin e zjarreve.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha sot se ky është një ndër vitet më të mira në përballimin e zjarreve.

Nufi u shpreh se ky rezultat nuk është pasojë e rastësisë apo fatit, por e investimeve të vazhdueshme në burime njerëzore dhe infrastrukturë, për të përballuar dhe parandaluar situatat e krijuara nga zjarret.

Ministri Nufi ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar sot në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, përballë sfidës së rritjes së pritshme të temperaturave dhe, si rrjedhojë, edhe rritjes së riskut për zjarre.

Në takimin ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Nufi u shpreh se viti 2025 vuri në provë të gjitha strukturat e emergjencave civile dhe, falë mësimeve të nxjerra, u arrit që këtë vit masat të ishin edhe më të mëdha, ndërsa menaxhimi më i mirëorganizuar.

“Jemi duke jetuar një ndër vitet më të mira të përballimit të zjarreve. Kjo nuk është rastësi apo fat, por rezultat i një menaxhimi të mirë të situatës dhe përgatitjes paraprake për përballjen me këtë fenomen.

Sesioni i shkuar vuri në provë të gjitha strukturat tona. Mirënjohje për secilin efektiv që ka kontribuar dhe kontribuon në këtë sektor”, tha Nufi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, “kur kërkojmë planifikim, investimet janë gjithmonë të vazhdueshme. Kësisoj, është rritur financimi për mbrojtjen civile nga 800 milionë lekë në 1 miliard lekë për bashkitë. Nga 1 qershori deri më 24 korrik janë regjistruar 22 vatra zjarri dhe janë mobilizuar 1120 forca operacionale”, tha Nufi gjatë fjalës së tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…