Zjarret, dhjetë vatra në territor, shtatë mbeten aktive, ndërhyrje në pesë qarqe

Dhjetë vatra zjarri janë raportuar deri në orën 14:00 të datës 28 gusht në territorin e vendit, nga të cilat shtatë vijojnë aktive, dy janë nën mbikëqyrje, ndërsa një vatër është shuar plotësisht, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Nufi: Guna Tactical, investim me rëndësi në industrinë shqiptare të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Nufi: FA vijojnë betejën me zjarret në Palasë, Krujë, Pukë dhe Dajt

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se operacionet po vijojnë si në terren, ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e efektivëve të Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore.

32 vatra zjarresh në vend, në Pukë operacioni vijon me 190 punonjës dhe dy helikopterë

Ministria e Mbrojtjes informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Nufi në fshatin Gojan i Madh të Pukës: Vatrat e zjarrit janë nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan i Madh (Pukë), për të parë nga afër situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën.

Nufi nga Mirdita: Zjarre agresive në fshatin Tenë, problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte sot në fshatin Tenë të Mirditës, ku pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar për shkak të rrezikut nga zjarret.

Nufi: 252 efektivë të Forcave të Armatosura në krah të komuniteteve në përballimin e situatës së zjarreve

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin intensiv në operacionet për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.

Ministria e Mbrojtjes: Evakuohen banorët e rrezikuar nga zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Në fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, vijon operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit, me ndërhyrje nga toka dhe ajri, në një terren të vështirë malor.

Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra aktive dhe një nën monitorim, 350 forca në terren

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 4 vijojnë aktive dhe 1 është nën monitorim, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për shuarjen e vatrave të zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi informoi sot se Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në vend.